🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,457 ▲1.78%
DOW 45,828 ▲1.35%
NASDAQ 21,287 ▲2.37%
NAFTA 104.66 ▲1.73%
ARI 4,648 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,656 ▲ +0.43% ETH $2,087 ▲ +1.13% XRP $1.3292 ▼ -0.93% SOL $82.2200 ▼ -2.2%
S&P 500 6,457 ▲1.78 % DOW 45,828 ▲1.35 % NASDAQ 21,287 ▲2.37 % NAFTA 104.66 ▲1.73 % ARI 4,648 ▲1.99 % S&P 500 6,457 ▲1.78 % DOW 45,828 ▲1.35 % NASDAQ 21,287 ▲2.37 % NAFTA 104.66 ▲1.73 % ARI 4,648 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Kastrati rrit kuotat e aksioneve te Auto Star Albania (distributori i BENZ), e merr tërësisht në zotërim kompaninë

Grupi Kastrati, më i madhi privat në vend sipas qarkullimit vjetor ka rritur zotërimin që kishte në Auto Star Albania, e cila është përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Republikën e Shqipërisë.

Sipas transaksioneve të regjistruara në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), në tetor të këtij viti, është miratuara kalimi i 25% të aksioneve nga individi Basri Rruka tek Kastrati sha.

Kastrati SHA, i cili si aktivitet kryesor ka tregtimin me shumicw tw naftws, hyri për herë të parë si aksioner tek Auto Star Albania, në tetor të vitit 2015, kur bleu 75% të aksioneve për 855 milionë lekë (6.5 milionë euro), nga Basri Rruka, i cili kishte qenë themeluesi i kompanisë që në vitin 1996.

Për blerjen e 100% të aksioneve, kontributi total i Kastrati ka arritur në 1.14 miliardë lekë, ose rreth 8.3 milionë euro.

Auto Star Albania ka shënuar një përmirësim të aktivitetit, që kur ndryshoi menaxhimin dhe shumica e aksioneve kaloi tek grupi Kastrati në tetor të 2015-s.

Kompania ka dyfishuar të ardhurat në 1.7 miliardë lekë (rreth 12 milionë euro). Edhe shitjet e makinave janë shtuar ndjeshëm. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor u targuan 139 automjete të reja në 2016-n, pothuajse dyfishim në raport me 2015-n.

Sipas të ardhurave, në vitin 2016, Auto Star Albania ishte koncesionari i tretë më i madh në vend. I pari ishte Porsche Albania mbetet operatori më i madh në këtë segment, qw rriti shitjet e automjeteve nga 404 në 659 nw vitin 2016, dhe të ardhurat u zgjeruan me 26% në 2.19 miliardë lekë.

Hyunday Auto Albania ishte i dyti, teksa pa një rritje të të ardhurave me 70%, në 2.18 miliardë lekë, teksa u targuan 353 automjete (rritje 53%).

Pas Auto Star Albania, renditet Mektrin Motors, që një pjesë të aktivitetit e ka edhe nga shitja e automjeteve të përdorura, që pa një rënie të të ardhurave me 22%, në 1.3 miliardë lekë. Shitjet e automjeteve të reja ranë me 23% në 121 makina.

Më pas renditet Albanian Motor Company, të ardhurat e të cilit u zgjeruan me 26% në 1.2 miliardë lekë. Shitjet u shtuan 54% në 310 automjete, duke u renditur i treti në numër, pas Porsche Albania dhe Hyunday Auto Albania.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.