Bota

Kazakistani hedh poshtë monedhën e përpashkët propozuar nga Moska

Kazakistani hodhi poshtë idenë, propozuar nga presidentit rus, Vladimir Putin muajin e kaluar, për një monedhë të përbashkët brenda Bashkimit Ekonomik Euroaziatik të formuar nga Moska me ish-republikat sovjetike, theksoi sot një zyrtar i lartë, kazakh.

“Të tilla çështje nuk janë në diskutim. Kazakistani ka një qendrim të vendosur dhe të qartë, që përjashton mundësinë për një monedhë të përbashkët brenda Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, deklaroi një zëvendësministër i Ekonomisë, Timour Jaksilikov, për shtypin.

Bashkimi Ekonomik Euroaziatik u formua zyrtarisht në filllim të vitit, në bazë të zonës së tregtisë së lirë që grupon Rusinë, Bjellorusinë, Kazakistanin dhe Armeninë.

Vladimir Putin kishte hedhur idenë për një monedhë të përbashkët në fund të muajit mars, me rastin e një takimi tripalësh me homologët kazak dhe bjellorus në Astana.

Përgjigja e Timour Jaksilikov vjen ndërkohë që marrëdhëniet ekonomike janë ftohur mes Kazakistanit dhe Rusisë, tardicionalisht aleati i tij më i afërt, për shkak të ndikimit të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi kundër Rusisë për rolin e saj në krizën ukrainase.

Astana kishte ndërprerë gjithashtu në fillim të muajit mars për 45 ditë importet e naftës dhe gazit që vinte nga Rusia, me qëllim për të mbrojtur tregun e saj të brendshëm kërcënuar nga rënia e rublës.

Rusia iu kundërpërgjigj me vendosjen e një embargoje për prodhimet e qumështit, frutat dhe perimet kazake për të njëjtat arsye.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button