🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,673 ▼0.65%
DOW 46,557 ▼0.93%
NASDAQ 22,331 ▼0.66%
NAFTA 97.16 ▲1.71%
ARI 4,897 ▼2.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,603 ▼ -3.79% ETH $2,205 ▼ -5.48% XRP $1.4555 ▼ -4.75% SOL $90.0600 ▼ -4.58%
S&P 500 6,673 ▼0.65 % DOW 46,557 ▼0.93 % NASDAQ 22,331 ▼0.66 % NAFTA 97.16 ▲1.71 % ARI 4,897 ▼2.22 % S&P 500 6,673 ▼0.65 % DOW 46,557 ▼0.93 % NASDAQ 22,331 ▼0.66 % NAFTA 97.16 ▲1.71 % ARI 4,897 ▼2.22 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

KDI: Kosova sërish pa progres substancial në Raportin e KE-së

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka adresuar katër çështjet kryesore të theksuara në Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, të cilat ndërlidhen me punën e përditshme të KDI-së.

Nga analizimi i këtij raporti del se në shumicën e indikatorëve për matje të progresit të arritur, Kosova është “në fazë të hershme”, ashtu sikurse pozicionohej edhe në raportin e vitit që shkoi.

Si rrjedhojë, Kosova nuk ka shënuar progres substancial as gjatë kësaj periudhe raportuese.

“KDI vlerëson se integriteti i partive, më saktësisht financimi dhe raportimi financiar mbeten problematike dhe vlerëson se duhet të zhvillohet mbikëqyrje më e fuqishme dhe më e koordinuar e partive politike dhe financave të tyre. Një rekomandim të tillë KDI e ka bërë  edhe të enjten në publikimin e ri të Transparency International në Bruksel, gjë që kërkohet edhe nga raporti i KE-së”, thekson KDI.

KDI ka rekomanduar të shmanget mbivendosja institucionale në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit, e cila shkakton huti te qytetarët.

Sipas KDI, nga aspekti ligjor, mungesa e ligjit adekuat për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, edhe këtë vit është ripërsëritur dhe ka arritur pozitën e parë në renditjen e prioriteteve për Kosovën.

Në sferën e prokurimit publik prapë sfidë mbetet transparenca e kontratave publike si dhe vonesat në  zbatim të prokurimit elektronik.

Sa i përket punës së Kuvendit të Kosovës, KDI i rekomandon Kuvendit për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të garantuar ushtrimin e rolit të vet mbikëqyrës ndaj Agjensive të pavarura, duke funksionalizuar mekanizmat mbikëqyrës dhe raportues.

KDI po ashtu konsideron se Kuvendi duhet të bëj plotësim-ndryshimin e Rregullores së Punës ku do të parashiheshin afate të qarta  për rregullimin e procedurave të përshpejtuara për miratimin e ligjeve si dhe të garantohet pjesëmarrja e qytetarëve në procesin ligjbërës përmes organizimit më të madh të dëgjimeve publike.

Lidhur me reformën zgjedhore, KDI fton institucionet e Republikës së Kosovës të shfrytëzojnë ekspertizën e ofruar nga Komisioni i Venecias në këtë aspekt, si dhe të garantohet pjesëmarrja e partive opozitare gjatë punimeve për reformë zgjedhore.

Ndërsa, sa i përket procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, KDI kërkon nga Qeveria të jetë më transparente në procesin e zbatimit të marrëveshjeve dhe të garantojë gjithëpërfshirje në këtë proces.

“KDI i rekomandon Kuvendit të jetë më i angazhuar në ushtrimin e rolit të tij monitorues ndaj Qeverisë dhe të ofroj kontributin e tij në këtë proces. KDI gjithashtu kërkon nga institucionet e vendit, përkatësisht nga Qeveria dhe Kuvendi që të artikulojnë qartë efektet e pritshme të marrëveshjeve të arritura në jetën e qytetarëve dhe të garantojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë proces”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.