☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 100.19 ▼1.17%
ARI 4,749 ▲1.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,544 ▲ +3.11% ETH $2,134 ▲ +5.28% XRP $1.3522 ▲ +3.16% SOL $83.4900 ▲ +2.04%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.19 ▼1.17 % ARI 4,749 ▲1.5 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 100.19 ▼1.17 % ARI 4,749 ▲1.5 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

KE me rekomandim pozitiv për liberalizimin e vizave me Kosovën

“Pas përpjekjeve të jashtëzakonshme Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret që lidhen me liberalizimin e vizave dhe tani kjo gjë dihet dhe pranohet gjerësisht. Përveç kësaj Kosova ka vazhduar të plotësojë të gjitha kushtet që ne veçse i kemi cilësuar si të plotësuara në maj të vitit 2016. Tani është në duart e parlamentit evropian dhe këshillit evropian që të ecin më tutje dhe të adoptojnë propozimin e komisionit nga maji 2016 dhe i inkurajoj ta bëjnë një gjë të tillë sa më parë”, tha ai.

Gjatë konferencës së përbashkët me komisionerin Avramopoulos, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se ky rekomandim përbën një moment historik dhe paraqet njohje të përpjekjeve shumë vjeçare të Kosovës.

“Sot ka filluar shembja e murit të fundit të izolimit të një shoqërie të tërë evropiane, sot është fituese Kosova, sot është fitues Bashkimi Evropian. Lajmi i sotëm e përmbyll një cikël shumë të vështirë dhe rigoroz të përmbushjes së kërkesave të komisionit evropian. Siç kemi deklaruar edhe më herët Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe sot me plot kuptimin e fjalës kemi pajtim të plotë me partnerët tonë në komisionin evropian”, tha presidenti Thaçi.

Edhe udhëheqësit institucional dhe të partive politike në Kosovë e kanë mirëpritur rekomandimin e komisionit evropian për liberalizim të vizave për Kosovën. Por, njohës të zhvillimeve politike në Kosovë thonë se rekomandimi pozitiv për vizat nuk shënon fundin e këtij procesi. Në një bisedë për Zërin e Amerikës, Artan Murati nga Instituti i Kosovës për Demokraci, tha se Kosova tash hyn në një fazë tjetër ku duhet të tregohet shumë e kujdesshme në raport me Bashkimin Evropian.

“Pikë së pari është komisioni parlamentar për të drejtat civile në kuadër të parlamentit evropian, i cili mandatohet dhe e merr për ta shqyrtuar raportin dhe mandaton parlamentin evropian për të iniciuar më tutje këtë çështje. Pastaj edhe këshilli i ministrave së bashku me komisionin evropian dhe parlamentin evropian dakordohen për tekstin i cili do të hidhet në votim edhe në parlament edhe në këshill e të cilit i duhet shumica e kualifikuar për tu zyrtarizuar dhe për tu marrë vendimi për heqjen e vizave. Nëse i marrim parasysh procedurat standarde të vendimmarrjes ky proces mund të zgjasë deri në nëntë muaj”, thotë ai.

Zoti Murati tha se kjo procedurë mund edhe të përshpejtohet nëse përfaqësuesit e Kosovën do të jenë vigjilent dhe të lobojnë në mënyrën e duhur.

Qytetarët e Kosovës aktualisht janë të vetmit në rajonin e Ballkanit perëndimor që duhet të kërkojnë viza për të udhëtuar në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa Kosova mbetet po ashtu e fundit në proceset integruese. Në të gjitha proceset Kosova përballet edhe me sfidën që paraqet fakti që edhe më tej pesë nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e saj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.