🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.28%
DOW 52,475 ▲0.19%
NASDAQ 26,550 ▲0.27%
NAFTA 101.89 ▼0.87%
ARI 4,062 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $80,928 ▲ +0.17% ETH $2,346 ▼ -0.1% XRP $1.3181 ▼ -0.93% SOL $101.6100 ▲ +0.22%
S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.89 ▼0.87 % ARI 4,062 ▲0.26 % S&P 500 7,744 ▲0.28 % DOW 52,475 ▲0.19 % NASDAQ 26,550 ▲0.27 % NAFTA 101.89 ▼0.87 % ARI 4,062 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

KE: Shqipëria me nivelin më të ulët të subvencioneve për bujqësinë në Rajon

Teksa sektori i bujqësisë kontribuon në Prodhimin e Brendshëm Bruto të vendit me rreth 20 për qind dhe aktivizon 44 për qind të te punësuarve në vend merr mbështetjen me të ulët nga fondet e buxhetit të shtetit krahasuar me të gjitha vendet e Rajonit.

Në një analizë të posaçme që Komisioni Europian ka bërë për zhvillimin e bujqësisë në Ballkanin Perëndimor ka gjetur se qeveria shqiptare ofron mbështetje të ulët për bujqësisë në raport me vendet e tjera të Rajonit, sidomos për subvencionet e drejtpërdrejta për prodhuesit.

Analiza tregoi se shumica e vendeve në rajon po tregojnë një trend rritës të fondeve për masat direkte të mbështetjes së prodhuesve në vitet e fundit.

Në vitin 2014, subvencionet direkte ndaj prodhuesve nga më pak se 3 euro në Shqipëri arritën 145 euro në Maqedoni. Sasi të ngjashme për hektar janë regjistruar në Kosovë (45 euro), Bosnje dhe Hercegovine (31 euro) dhe Malin e Zi (25 euro).

Në Serbi, masat e drejtpërdrejta të subvencioneve arritën në rreth 80 euro për hektar. Krahasuar me shifrat e vitit 2012, në vitin 2014 mbështetja direkte e prodhuesve u rrit ndjeshëm në Kosovë, por ne Maqedoni dhe Serbi ishte pak më e lartë se në Shqipëri dhe në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa ajo u zvogëlua pak në Malin e Zi.

Siç shihet edhe nga grafiku i mëposhtëm Shqipëria i ka shumë të ulta subvencionet për prodhuesit bujqësor në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit dhe kjo po e bën vendin tonë jo konkurrues në kushtet e hapjes së tregut.

Shqipëria është bërë pjesë e krijimit të një tregu të përbashkët Ballkanik, çka do të thotë se deri në vitin 2023 vendet e Rajonit  do të kenë krijuar tregun e përbashkët me njësoj si vendet e BE-së.

Mirëpo mungesa e subvencioneve për bujqësinë do t’i bëjë prodhimet bujqësore dhe disa industri që lidhen me përpunimin e këtyre prodhimeve jo konkurruese.

Aktualisht është vënë në vështirësi industria e përpunimit të miellit, e cila dy vitet e fundit kanë pësuar rënie të aktivitetit për shkak të importit me çmim të lirë të miellit nga Serbia dhe Kosova.

prodhimi ne BP

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.