🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.95 ▼1.17%
ARI 4,787 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,217 ▲ +0.27% ETH $2,147 ▲ +2.64% XRP $1.3488 ▲ +1.09% SOL $81.0800 ▼ -1.7%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.95 ▼1.17 % ARI 4,787 ▼0.55 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.95 ▼1.17 % ARI 4,787 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Kërcënimi ndaj administratorit të MCN: Res Publica kërkon sqarime nga Policia e Tiranës

Qendra Res Publica i është drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me një kërkesë zyrtare për informacion lidhur me trajtimin e një kallëzimi penal të paraqitur nga administratori i televizionit MCN, Endri Meksi, për një ngjarje të raportuar si kërcënim i përsëritur.

Sipas njoftimit, rasti konsiderohet me interes të veçantë për shkak të kontekstit në të cilin pretendohet se ka ndodhur, pranë ambienteve të një subjekti mediatik. Në këtë kuadër, kërkesa synon të sqarojë nëse rasti është trajtuar duke marrë në konsideratë ndikimin e mundshëm që ngjarje të tilla mund të kenë mbi ushtrimin e veprimtarisë mediatike dhe sigurinë e punonjësve të medias.

Res Publica ka kërkuar informacion të detajuar mbi veprimet e ndërmarra nga strukturat e policisë, përfshirë procedurat e ndjekura për marrjen në pyetje të dëshmitarëve, administrimin e provave materiale, sigurimin e pamjeve filmike, si dhe nëse rasti është trajtuar me prioritet dhe është referuar pranë organit të prokurorisë. Gjithashtu, është kërkuar të dihet nëse janë zbatuar mekanizmat e parashikuar në Udhëzuesin e Policisë së Shtetit për sigurinë e gazetarëve dhe pikën e kontaktit.

Organizata thekson se kjo kërkesë ka për qëllim verifikimin e respektimit të standardeve procedurale dhe institucionale në raste që lidhen me sigurinë e gazetarëve dhe funksionimin e medias. Në këtë kontekst, vëmendja është përqendruar te zbatimi praktik i instrumenteve ekzistuese dhe niveli i reagimit institucional ndaj një rasti të tillë.

Res Publica ka bërë të ditur se do të vijojë ndjekjen e kësaj çështjeje, duke përdorur mjetet ligjore dhe institucionale në dispozicion, në funksion të monitorimit të respektimit të të drejtave që lidhen me lirinë e medias dhe sigurinë e gazetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.