☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 97.57 ▼0.31%
ARI 4,792 ▼0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $72,202 ▲ +1.37% ETH $2,217 ▲ +1.63% XRP $1.3421 ▲ +0.79% SOL $84.0200 ▲ +2.12%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.57 ▼0.31 % ARI 4,792 ▼0.55 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 97.57 ▼0.31 % ARI 4,792 ▼0.55 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kerry në Kosovë për procesin demokratik të shtet-ndërtimit

​Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të zhvillojë të mërkurën një vizitë zyrtare në Kosovë, për të nënvizuar “shqetësimin e Perëndimit” mbi përparimin e ngathtë që prej përfundimit të luftës në Kosovë, 16 vjet më parë.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se vizita e shkurtër e zotit Kerry “ka për synim të dëshmojë edhe mbështetjen për procesin demokratik të shtet-ndërtimit, për forcimin e sundimit të ligjit dhe për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Ky zyrtar citohet të ketë thënë gjithashtu se zoti Kerry do të shtrojë edhe çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftimet në Siri, para se të niset për në Beograd, për të marrë pjesë në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, punimet e të cilit, siç thuhet, do të mbizotërohen nga lufta në Siri dhe rreziku i grupit militant Shteti Islamik.

Vizita e​ Sekretarit amerikan të Shtetit u bë e ditur një ditë më parë edhe nga Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ku deklaroi se “po hyjmë në një javë të rëndësishme pasi do të vije John Kerry. E thërras opozitën që të marr pjesë në seanca pasi aty është vendi i tyre”

1 Koment

  • Sejdi 01 December 2015, 23:51

    Zoti Sekretar Amerikan i Shtetit, John Kerry, nga shpresa ‎se do të dëgjosh dhe do ta besosh edhe opinionin tim, të ‎një qytetari të rendomë, po i jap vetës të drejt të shpalosë ‎dhembjen që po më mundon.‎
    Kjo çka po ndodhë në Kosovë po shihet qartë. Mjafton t'i ‎referohem Raportit Progresit të evro-komisarit për zgjerim‎ ‎zotëri Johanes Han, ku në mënyrë të përmbledhur thuhet: ‎se në Kosovë zotëron krim i ‎organizuar. ‎
    Kjo përkon me realitetin, dhe jam i bindur se jeni të ‎informuar nga profesionist të informimit, se pushtetmbajtësit ‎‎në Kosovë dhe klanet servile përreth tyre, kanë filluar të ‎shfaqin tiparet përditë më armiqësore ndaj opozitës, që për ‎shumë çka ngjasojnë me ato të ish ‎diktatorit kilian Augusto ‎Pinoçeti. Më e keqja ndër të gjitha këto që ‎po ndodhin në ‎Kosovën e stërvuajtur, është mbështetja e këtyre ‎‎oligarkëve nga ambasadorët vendeve të cilat nga popullata ‎‎shumicë konsiderohen mike, si SHBA, Britani e Madhe, ‎Gjermani dhe ‎Austri. ‎
    Unë si pjesëtar i popullit shqiptar, popullit më pro-amerikan ‎dhe ‎evropian (i pa organizuar në parti politike).Ju bej thirrje ‎‎që të përdorni autoritetin e instrumenteve politike e ‎shtetërore të SHBA-ve që t'u ndërpritet mbështetja këtyre ‎oligarkëve shqipfolës, ‎duke e ndihmuar popullin të zgjedh ‎ata që do të jen të ‎përgjegjshëm ndaj votës së tij.‎

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.