☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 —
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,982 ▲ +0.7% ETH $2,271 ▲ +1.13% XRP $1.2552 ▲ +0.62% SOL $95.4000 ▼ -0.43%
S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 — DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Këshilli i Komunës së Tetovës miraton çmimore të re, do të rriten faturat për mbeturinat

Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar çmimore të re për mbeturinat. Këshilltarët e koalicionit VLEN dhe OBRM-PDUKM votuan pro kërkesës që kompania “Saubermacher” të rrisë çmimin e faturave. Sipas vendimit të ri, tarifa për metër katror do të pësojë rritje të ndjeshme.

Këshilli i Komunës së Tetovës ka miratuar çmimore të re për mbeturinat. Këshilltarët e koalicionit VLEN dhe OBRM-PDUKM votuan pro kërkesës që kompania “Saubermacher” të rrisë çmimin e faturave. Sipas vendimit të ri, tarifa për metër katror do të pësojë rritje të ndjeshme.

Deri më tani, qytetarët e Tetovës kanë paguar 3.2 denarë për metër katror (pa TVSH), ndërsa me tarifën e re do të paguajnë 3.8 denarë për metër katror.

Nga shumica në Këshill thonë se nuk e kanë pranuar propozimin fillestar edhe më të lartë të “Saubermacher”, duke prezantuar këtë çmimore si një “zbutje” të rritjes.

“Kemi pasur një kërkesë për një çmimore të re nga ana e ndërmarrjes Saubermacher. Këtë propozim, si këshilltarë të VLEN-it dhe si pjesë e shumicës, nuk e kemi pranuar në formën fillestare. Ne propozuam në Këshill një çmimore të re ku kemi ndryshuar shifrat e ofruara nga kompania. Me këtë propozim, ulim çmimin që kërkonte ‘Saubermacher’ për qytetarët dhe bizneset, ndërsa e rrisim për objektet e lojërave të fatit. Konkretisht, çmimin për amvisëritë në mjedis urban e zvogëluam nga 4.2 denarë sa kërkohej, në 3.8 denarë”, tha Albi Qamili – këshilltar i koalicionit VLEN.

“Në bazë të amendamenteve që iu dorëzuan këshilltarëve, çmimi i ri do të jetë 3.8 denarë pa llogaritur TVSH-në. Nëse llogaritet edhe TVSH-ja, shifra shkon në rreth 3.99 denarë, që i bie diku 20% më shtrenjtë se sa kanë paguar qytetarët deri tash. Ne kishim propozimet tona për një çmim fiks: 600 denarë për shtëpitë dhe 300 denarë për banesat në nivel të gjithë komunës, pasi metodologjia me metër katror është e gabuar. Me këtë rritje prej 20%, ai që ka paguar 1000 denarë, tash do të paguajë 1200 denarë”, tha Agron Arifi – këshillar i “Më mirë për Tetovën”.

“Sipas analizës sonë, ngritja e çmimit fillimisht parashihej rreth 30%. Ne si AKI ishim në mënyrë kategorike kundër dhe kërkuam që pika të tërhiqet nga rendi i ditës, por kjo nuk u pranua nga shumica. Gjatë debatit, këshilltarët e VLEN-it dhanë një propozim tjetër, ku sipas përllogaritjeve të fundit, çmimi për grumbullimin e mbeturinave sërish rritet për 20%”, u shpreh Berat Murati – Këshilltar i AKI-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.