Ekonomia

Këshilli Mbikqyrës diskuton javën që vjen, politikën monetare të BSH-së

0801-BANKA-SHQIPERISE-525x350Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë (BSH) do të diskutojë javën që vjen raportin e politikës monetare për gjashtëmujorin e parë të vitit 2014 dhe do të marrë vendimin për ndryshimin ose jo të normës bazë të interesit për lekun.

Mbledhja e radhës e Këshillit Mbikqyrës, pritet të marrë në shqyrtim edhe informacionet mbi vrojtimin e aktivitetit bankar, ndërsa në vëmendje do të jetë ecuria e treguesve ekonomik në vend për këtë periudhë.

Guvernatori i Bankës Qendrore, Ardian Fullani, është shprehur se politika monetare e BSH-së, hartohet në funksion të përmbushjes së objektivit kryesor të Bankës së Shqipërisë: arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve. Ajo përfshin ndërhyrjen dhe/ose qëndrimin e Bankës së Shqipërisë ndaj tregjeve financiare për të arritur objektivin e saj kryesor ruajtjen e treguesve makroekonomik të vendin në periudhë afatgjatë.

Në këtë kontest nënvizon Guvernatori Fullani, politika monetare ka ndërhyrë në liberalizimin e normës bazë të lekut si instrument në nxitjen e kreditimit dhe stimulimin e ekonomisë në vend. Banka e Shqipërisë ka ulur gjatë vitit 2014 normën bazë të interesit për lekun duke e vendosuar atë në nivelin 2,50%, në minimumin e ri historik, si politikë që do të shërbejë për nxitjen e kreditimit dhe lëvizjen e zhvillimit ekonomik të vendit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button