Ekonomia

Këshilli Mbikqyrës diskuton raportin e Stabilitetit Financiar 6-mujori I 2015

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë diskuton javën që vjen në mbledhjen e radhës, raportin e Stabilitetit Financiar për 6-mujorin e parë 2015 dhe deklarata e BSH, mbi stabilitetin e sistemit financiar në Shqipëri për këtë periudhë.

Sipas kalendarit të publikuar në faqen zyrtare të BSH-së, axhenda e mbledhjes do të vijojë me shqyrtimin e raportit tremujor për zhvillimet në sistemin bankar – Qershor 2015.

Raporti paraprak i BSH-së, vëren se, aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje në gjysmën e parë të vitit, por presionet inflacioniste kanë mbetur të ulëta. Inflacioni mesatar vjetor rezultoi 1.8% në tremujorin e dytë të vitit, duke qëndruar poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Presionet e ulëta inflacioniste vijojnë të përcaktohen nga rritja e ekonomisë nën potencial. Gjithashtu, ato janë ndikuar edhe nga niveli i ulët i inflacionit në tregjet partnere, si dhe nga pritjet e ulëta për inflacionin.

Ndikimi i këtyre faktorëve do të vazhdojë të jetë i pranishëm në horizontin afatshkurtër, por inflacioni pritet të kthehet në objektiv brenda një afati të mesëm kohor. Në afat të mesëm, aktiviteti ekonomik i vendit pritet të qëndrojë në një trajektore rritëse, duke reflektuar kushtet e favorshme të financimit, reduktimin e primeve të rrezikut në vend dhe përmirësimin e aktivitetit ekonomik e financiar në Eurozonë. Në përputhje me këto parashikime, Banka e Shqipërisë vlerëson se kthimi i inflacionit në objektiv do të kërkojë ruajtjen e kahut lehtësues të politikës monetare lehtësuese edhe për disa kohë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button