Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,530 ▼ -0.57% ETH $1,993 ▼ -1.66% XRP $1.3256 ▼ -1.91% SOL $81.8500 ▼ -1.96%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Bota

Kinë, ish-shefi i sigurisë akuzohet për korrupsion

Një ish-zyrtar i lartë i sigurisë në Kinë është akuzuar nga autoritetet e vendit për një seri shkeljesh të rënda gjatë kryerjes së detyrës, mes të cilave për korrupsion.

kinezi7Ish-shefi i sigurisë, Zhou Yongkang është akuzuar për marrje ryshfeti, abuzim me anë të detyrës dhe nxjerrje të sekreteve shtetërore.

Deri në vitin 2012, kur dhe u tërhoq nga detyra, Zhou ishte një nga njerëzit më të fuqishëm të Kinës. Ai drejtonte Ministrinë e Sigurisë Publike dhe ishte anëtar i organit më të lartë vendimmarrës të vendit.

Por që kur presidenti Xi Jinping mori detyrën si president i vendit në vitin 2013, ai u vendos nën hetim. Një hetim zyrtar ndaj tij u njoftua në korrik 2014 dhe që prej atëherë ai u përjashtua nga Partia Komuniste.

Rasti i Zhou është dërguar në gjykatën e Tianxhinit, një qytet-port në veri, raporton agjencia e lajmeve “Xinhua”. Kryetari i gjykatës më të lartë të Kinës deklaroi muajin e kaluar se ai do të ketë një “gjyq të hapur”, edhe pse data për nisjen e tij nuk është caktuar ende.

“I pandehuri Zhou Yongkang përfitoi nga posti për të kërkuar favore nga të tjerët dhe ilegalisht mori nën zotërim prona dhe asete të mëdha nga të tjerët, abuzoi me detyrën e tij duke i shkaktuar humbje të mëdha pronës publike dhe interesave të shtetit dhe popullit”, deklaroi kreu i gjykatës.

Ish-numri një i sigurisë, mbi 70 vjeç, është zyrtari më i vjetër që hetohet në dekada. Më parë ai ishte një nga 9 anëtarët e organit më të lartë të Kinës, Byroja Politike e Komitetit Qendror, strukturë e cila që prej atëherë është reduktuar në 7 anëtarë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.