🌫️
Tiranë 12°C · Mjegull 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.32 ▼0.15%
ARI 3,956 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $76,761 ▼ -1.76% ETH $2,250 ▼ -0.81% XRP $1.2491 ▼ -0.13% SOL $91.7600 ▼ -2.48%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.32 ▼0.15 % ARI 3,956 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
03 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kishte probleme shëndetësore, zbardhen detaje mbi turisten që humbi jetën në Himarë

Një shtetase e huaj ka humbur jetën në Himarë, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një problem shëndetësor.

Sipas dëshmisë së bashkëshortit, gruaja kishte pasur probleme shëndetësore edhe në vendin ku jetonin. Ata kishin planifikuar të kryenin një vizitë mjekësore, por pasi erdhën në Shqipëri për pushime, e neglizhuan kontrollin.

Një ditë para ngjarjes, çifti kishte dalë për të bërë hiking në një zonë malore. Pas rreth 20 minutash ecje, gruaja i ka thënë bashkëshortit se nuk ndihej mirë dhe se kishte vështirësi në frymëmarrje. Ata janë kthyer në banesën ku qëndronin në Himarë.

Më pas, gruaja ka vjellë dhe bashkëshorti ka shkuar në farmaci, ku ka marrë një ilaç kundër të vjellave. Kur është kthyer në banesë, e ka gjetur bashkëshorten pa ndjenja.

Ai ka kërkuar menjëherë ndihmë dhe është nisur drejt spitalit me autoambulancën e Himarës. Por gjatë transportit, gjendja e saj është përkeqësuar dhe ajo ka ndërruar jetë.

Në zonë është nisur edhe një helikopter për ndërhyrje, por pasi ekipet janë njoftuar se turistja kishte ndërruar jetë, helikopteri nuk ka kryer uljen.

Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.