☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.59 ▲2.51%
ARI 4,103 ▼1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,696 ▼ -2.3% ETH $2,400 ▼ -2.95% XRP $1.3235 ▼ -2.66% SOL $104.3500 ▼ -2.7%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.59 ▲2.51 % ARI 4,103 ▼1.14 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.59 ▲2.51 % ARI 4,103 ▼1.14 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

“Klasa” e re Epstein !

Nga IRENA BEQIRAJ

Dosjet e Epstein, enigma që ka tronditur botën nuk është e panjohur, është e pakëndshme.

“Rrjeti global i pedofilisë” i ngritur nga Epstein funksionoi aq gjatë jo sepse ishte sekret, ai lulëzoi sepse ishte i dobishëm për njerëz të fuqishëm dhe të pasur, efikas për institucionet që ato drejtonin , pranueshëm për sistemin i cili është ndërtuar të shpërblejë heshtjen mbi të vërtetën. Burri i pasur me lidhje të rëndësishme në banka, qeveri, drejtësi trafikoi dhe abuzoi seksualisht me qindra vajza të mitura, por nuk e bëri fsheurazi . Zbatuesit i ligjit e dinin, prokurorët e dinin, institucionet financiare e dinin, rrethet shoqërore e dinin, dhe në çdo hap, “sistemi” zgjodhi menaxhimin e historisë mbi llogaridhënien.
Kur u akuzua për herë të parë, sistemi i drejtësisë mbylli sytë. Pastaj pohoi me kokë. Më vonë i dha një marrëveshje pranimi fajësie aq bujare sa akuzat e reduktuara duhej të kishin shoqëruar me një shportë frutash, shampanjë dhe luleshtrydhe të mbuluara me çokollatë. Trafikimi seksual i një të miturie 14-vjeçare u reduktua në prostitucion i thjeshtë. Lirim nga puna; Imunitet për bashkëpunëtorët e paidentifikuar.
Nuk kishte aty asnjë mister , e gjitha ishte politikë. Epstein-i nuk gjeti mbrojtjen tek errësira, ai e gjeti mbrojtjen tek procedura; tek një sistem drejtësie i prishur që i paraqet marrëveshjet e pranimit të fajësisë si efikasitet; tek shpërndarja juridiksionale, tek firmat e mëdha dhe të shtrenjta ligjore; tek pranimi se disa probleme janë më mirë të menaxhohen sesa të zgjidhen. Ndaj për vite me radhë, asgjë nuk ndodhi pavarësisht akuzave të besueshme, dëshmitarëve dhe dokumentacionit.
Epstein nuk fshehu asgjë, ai qarkulloi avionë, festa, profesorë, presidentë, princa, e prokurorë. Ai na tregoi për ekzistencën e një klase të re “Klasës Epstein” ku gjendet një Lawrence Summers, një Steve Bannon, një Deepak Chopra një shkencëtar skeptik ndaj çdo gjëje spirituale, një Peter Thiel një Noam Chomsky, ku diversiteti maskon një solidaritet të thellë. Këta njerëz megjithëse të ndryshëm e shpesh në dukje kundështarë I përkasin të njëjtit ekip.
Ndaj Epstein lëvizi hapur, me besim, i mbështetur nga dy forcat që prodhon pushteti i klasës së tij : pasuria ekstreme dhe shantazhi.
Epstein një njeri i rrezikshëm , por kursesi i fshehur, na ekspozoi me dhunë me një të vërtetë që nuk do të donim kurrë ta shikonim në sy :
Sistemi politiko ekonomik që është ndërtuar përkund në çarjet e tij kriminelët edhe është projektuar t’i mbrojë ato me çdo kusht .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.