☁️
Tiranë 33°C · Vranët 30 June 2026
S&P 500 7,480 ▲0.53%
DOW 52,325 ▲0.27%
NASDAQ 26,095 ▲1.07%
NAFTA 70.27 ▼0.68%
ARI 4,043 ▲0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $58,402 ▼ -1.57% ETH $1,566 ▼ -0.2% XRP $1.0327 ▼ -1.19% SOL $73.2700 ▼ -0.61%
S&P 500 7,480 ▲0.53 % DOW 52,325 ▲0.27 % NASDAQ 26,095 ▲1.07 % NAFTA 70.27 ▼0.68 % ARI 4,043 ▲0.09 % S&P 500 7,480 ▲0.53 % DOW 52,325 ▲0.27 % NASDAQ 26,095 ▲1.07 % NAFTA 70.27 ▼0.68 % ARI 4,043 ▲0.09 %
EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1416 EUR/GBP 0.8620 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 94.1999 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3848 EUR/TRY 53.2600 EUR/JPY 184.81 EUR/CAD 1.6216
30 Jun 2026
Breaking
Kosova

Gjenden në një shtëpi të braktisur, armë, municion dhe uniformë me emblemë serbe/ Policia sekuestron…

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe pajisje ushtarake në një shtëpi të pabanuar në fshatin Mala Jabuka të Komunës së Zubin Potokut.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta në rajonin e veriut, më 7 qershor 2026, zyrtarët policorë kanë pranuar informacione se në një objekt të pabanuar mund të gjendeshin armë. Pas pranimit të informatës, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer kontrollin e lokacionit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK-47, dy karikatorë të zbrazët për këtë armë, 422 fishekë të kalibrit 7.62 milimetra, 13 fishekë të kalibrit të panjohur, një fishek i kalibrit 9×19 milimetra, dy granatahedhës (tromblonë) si dhe një uniformë ushtarake me emblemë serbe.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia bëri të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar. Gjithashtu, policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike të raportohet në numrin 192.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.