🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,069 ▼ -0.07% ETH $1,881 ▼ -0.08% XRP $1.0007 ▼ -0.48% SOL $75.4000 ▼ -0.03%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
16 Aug 2026
Breaking
Kronika

Vrasja e efektivit Enea Mekolli, Gjykata e Korçës lë në burg autorin

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për V.B. sot në 7 qershor, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të policisë Enea Mekolli.

Vendimi u dha këtë të diel, më 7 qershor 2026, pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës. Gjykata vlerësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të të dyshuarit për ngjarjen e rëndë.

Ai akuzohet për vrasjen e një punonjësi të Policisë së Shtetit, si dhe për vrasje të mbetur në tentativë ndaj një tjetër efektivi. Ndaj autorit rëndojnë gjithashtu akuza për mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve. Sipas vendimit, masa e sigurisë do të vijojë deri në përfundim të hetimeve për çështjen.

Vendimi u shpall në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Përshëndetje të gjitheve!

VENDOSI:

1. Vleftesimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të personit nën hetim V.B, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit”, “Vrasje e punonjësve të policisë së shtetit” ngelur në tentativë, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” në formën e mbajtjes së armëve të zjarrit në ambiente publike dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” në formën e mbajtjes së armës së gjuetisë dhe municionit, parashikuar prej neneve 79/b, 79b-22, 278/1 dhe 280 të Kodit Penal.

2. Caktimin ndaj personit nën hetim V.B, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

3. Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.

U shpall nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës Tiranë, sot më datë 07.06.2026.

Efektivi Enea Mekolli u vra më 4 qershor gjatë një operacioni policor në Lozhan të Maliqit, ku përpiqeshin të arrestonin një person të shpallur në kërkim. Pikërisht, ky i fundit qëlloi me armë në drejtim të policëve, duke e vrarë njërin prej tyre.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.