Kronika

KLD i kërkon gjyqtarëve të depozitojnë formularin e vetëdeklarimit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i kërkon të gjithë gjyqtarët të depozitojnë personalisht pranë këtij institucioni, formularin e vetëdeklarimit të shoqëruar me një kopje të një dokumenti identifikues.

“Në zbatim vendimit të Kuvendit të Shqipërisë, për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, njoftojmë të gjithë gjyqtarët e gjykatave të rretheve gjyqsore, gjykatave të shkallave të para administrative, gjykatës së shkallës së parë të krimeve të rënda, gjykatave të apeleve, gjykatës administrative e apelit, gjykatës së apelit për krimet e rënda, që duke filluar nga data 29.3.2016 dhe në përputhje me afatet ligjore të procesit të vetëdeklarimit, të depozitojnë personalisht pranë Këshillit të Lartë të

Drejtësisë, formularin e vetëdeklarimit të shoqëruar me një kopje të një dokumenti identifikues”, thuhet në njoftimin e publikuar nga ky KLD. Ndërkohë në faqen zyrtare të KLD-së është publikuar edhe formulari i vetëdeklarimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button