☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,771 ▼0.16%
DOW 47,423 ▼0.59%
NASDAQ 22,691 ▼0.03%
NAFTA 87.59 ▲4.96%
ARI 5,185 ▼1.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $70,638 ▲ +0.88% ETH $2,074 ▲ +1.76% XRP $1.3907 ▲ +0.4% SOL $87.2400 ▲ +1.3%
S&P 500 6,771 ▼0.16 % DOW 47,423 ▼0.59 % NASDAQ 22,691 ▼0.03 % NAFTA 87.59 ▲4.96 % ARI 5,185 ▼1.09 % S&P 500 6,771 ▼0.16 % DOW 47,423 ▼0.59 % NASDAQ 22,691 ▼0.03 % NAFTA 87.59 ▲4.96 % ARI 5,185 ▼1.09 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Kronika

KLD i rrëzon 3 kërkesa ministrit të Drejtësisë, kërkoi procedim disiplinor të gjyqtarëve

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar e më pas ka rrëzuar tre kërkesa të ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili, për procedim disiplinor të tre gjyqtarëve.

Konkretisht bëhet fjalë për kërkesën e ministrit të Drejtësisë për:

– procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, L.S.

– dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares J.Q, kryetare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës.

– procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, A.B.

Pasi dëgjuan observacionin e gjyqtarëve, si dhe pas diskutimeve mes anëtarëve, Këshilli vendosi rrëzimin e tre kërkesave të ministrit të Drejtësisë.

Sakaq, sipas përcaktimeve të rendit të ditës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqyrtoi projekt-aktet përfundimtare të vlerësimit, të Kryeinspektorit të Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Vendimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Nr. 261/2, datë 14.04.2010 “Sistemi i Vlerësimit të Gjyqtarëve”.

Në përfundim, Këshilli miratoi aktet e vlerësimit për gjyqtarët e mëposhtëm:

Gjyqtar Metush Saraçi, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Fahrije Stringa Budo, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Zamir Poda, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Shefkie Mataj Demiraj, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtar Erarbër Madhi, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë Tiranë;

Gjyqtare Flutura Skënderi, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtare Edlira Petri, Gjykata e Apelit Tiranë;

Gjyqtar Arben Micko, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë;

Gjyqtare Saida Dollani, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda;

Gjyqtare Brunilda Kasmi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.​

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.