☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,129 ▼ -4.12% ETH $1,987 ▼ -3.97% XRP $1.3306 ▼ -2.7% SOL $82.9400 ▼ -4.55%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Bota

Klima, Bloomberg: Zotimet i mbajmë pa Uashingtonin

Shtetet e Bashkuara mund t’i përmbushin sërish angazhimet e tyre për luftën kundër ndryshimeve klimaterike pavarësisht tërheqjes së presidentit Donald Trump nga marrëveshja e Parisit.

Ish kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, mendon se kjo mund të arrihet falë partneritetit mes qyteteve, shteteve dhe bizneseve. Shtetasit e këtij vendi nuk duhet ta lënë Uashingtonin tu pengojë rrugën, thotë ai.

“Amerikanëve nuk u duhet Uashingtoni për të përmbushur angazhimet e Parisit, dhe nuk do ta lejojnë që t’i pengojë. Dua që bota ta dijë se Amerika do t’i qëndrojë zotimeve të saj përmes partneriteteve të ndryshme, me të cilat do të vazhdojmë të mbetemi pjesë e marrëveshjes”, ka thënë Bloomberg.

Bloomberg është i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara në OKB për qytetet dhe ndryshimet e klimës. Argumenti i Trump për tërheqjen nga ujdia e 2015-tës ishin vendet e punës që ajo do t’i kushtonte amerikanëve. Veprimi i tij ngjalli indinjatë në mbarë globin, ndërsa Kina, BE-ja dhe India, të cilat së bashku me SHBA-në përbëjnë katër ndotësit më të mëdhenj të mjedisit me dioksid karboni, e shpallen edhe një herë me forcë mbështetjen e tyre të plotë.

Pakti e detyron SHBA-në dhe 194 vende të tjera të botës ta mbajnë rritjen e temperatures mesatare globale nën 2 grade celsius mbi nivelet para-industriale.

Sipas Organizates Botërore të metereologjisë, në skenarin me të keq të mundshëm, tërheqja e Uashingtonit, deri në fund të shekullit, do ta rrisë temperaturën e planetit me 0.3C grade. Shtëpia e Bardhë ndërkohë e ka shmangur përgjigjen e qartë ndaj pyetjes së gazetarëve nëse presidenti Trump vazhdon të besojë, siç ka deklaruar në të kaluarën, se ngrohja globale është një gënjeshtër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.