☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,969 ▲ +1.54% ETH $2,356 ▲ +2.04% XRP $1.3285 ▲ +2.35% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Klubi “Bashkimi”, vatra ku lindi ideja e alfabetit të njësuar shqip, përkujtohet në 118-vjetorin e themelimit

Një nga institucionet më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare shqiptare, Klubi “Bashkimi” i Manastirit, u përkujtua sot nga Akademia e Shkencave në përvjetorin e themelimit të tij.

I krijuar më 31 korrik 1908, klubi u shndërrua në qendrën ku morën formë përpjekjet për përhapjen e gjuhës shqipe dhe organizimin e Kongresit të Manastirit, që disa muaj më vonë do t’i jepte shqiptarëve alfabetin e njësuar.

Klubi “Bashkimi” u themelua në Manastir nga Fehim Zavalani dhe Gjergj Qiriazi, në një periudhë vendimtare për lëvizjen kombëtare shqiptare. Ai u kthye shpejt në një vatër të mendimit patriotik, ku u mblodhën intelektualë, mësues, shkrimtarë dhe veprimtarë me synimin për të përhapur arsimin në gjuhën shqipe, për të botuar libra e gazeta dhe për të forcuar ndërgjegjen kombëtare.

Në radhët e klubit bënin pjesë figura të njohura të kohës, si Mit’hat Frashëri, Bajo Topulli dhe Shahin Kolonja, të cilët kontribuuan në shndërrimin e tij në një forum ku diskutoheshin çështjet e arsimit, gjuhës dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve.

Sipas Akademisë së Shkencave, pikërisht në këtë klub u hodhën themelet për organizimin e Kongresit të Manastirit në nëntor 1908, ku u miratua alfabeti i njësuar i gjuhës shqipe, një nga vendimet më të rëndësishme në historinë kulturore dhe kombëtare të shqiptarëve.

Edhe pse veprimtaria e tij u zbeh pas ndryshimeve politike në Ballkan, trashëgimia e Klubit “Bashkimi” mbetet një pikë referimi e Rilindjes Kombëtare dhe e përpjekjeve që çuan drejt shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.