☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,969 ▲ +1.54% ETH $2,356 ▲ +2.04% XRP $1.3285 ▲ +2.35% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Krojet historike të Dhoksatit, aset i trashëgimisë kulturore dhe turizmit

Krojet monumentale të fshatit Dhoksat, të shpallura Monument Kulture, Kategoria I, përbëjnë një nga elementët më përfaqësues të trashëgimisë kulturore dhe arkitekturës tradicionale, duke pasuruar potencialin turistik të zonës.

Mes tyre spikat Kroi i Lagjes së Poshtme, i mbuluar me qemer cilindrik dhe çati prej rasash, një vepër karakteristike e infrastrukturës tradicionale të furnizimit me ujë. Kroi furnizohet nga dy burime të vendosura rreth 200 metra larg përmes tubacioneve prej qeramike, ndërsa rezervuari i tij është i suvatuar me llaç harasani, dëshmi e teknikave tradicionale të ndërtimit.

Një tjetër pikë me vlera të veçanta është Kroi me Bendin, ose Kroi i Lagjes së Sipërme, ku ndodhen edhe dy kroje të pambuluar. Kroi më i vjetër ruan dy harqe të verbër dhe dy lugje guri, ndërsa kroi tjetër përbëhet nga një mur guri i rrafshët me dy lugje metalike.

Së bashku, këto struktura përbëjnë një pjesë të rëndësishme të peizazhit kulturor të Dhoksatit dhe një ndalesë me interes për vizitorët që eksplorojnë trashëgiminë historike të zonës.

Në kuadër të ruajtjes dhe promovimit të këtij aseti kulturor, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ka kryer ndërhyrje për pastrimin e krojeve nga bimësia, me synim përmirësimin e gjendjes së tyre fizike dhe vizuale, si dhe evidentimin e vlerave të tyre për vizitorët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.