☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.63 ▲1.73%
ARI 4,043 ▼0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,969 ▲ +1.54% ETH $2,356 ▲ +2.04% XRP $1.3285 ▲ +2.35% SOL $102.1300 ▲ +2.29%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.63 ▲1.73 % ARI 4,043 ▼0.78 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Arte

Krijimtaria e kompozitores dhe violinistes Ina Kosturi, në “Mozarthaus” të Vjenës

Festivali “Violinistic Greetings” solli në sallën e koncerteve të “Mozarthaus” në Vjenë recitalin e violinistes shqiptare Ina Kosturi dhe pianistes japoneze Maya Purdue, me një program ku u ndërthur repertori klasik me krijimtarinë bashkëkohore.

Pjesa e parë e koncertit përfshiu tre vepra solo të Ina Kosturit, të botuara nga shtëpia botuese “Universal Edition” në Vjenë. Së fundmi, artistja është nderuar me Medaljen e Artë si “Best Instrumentalist” dhe “Best Composer” nga European International Music Award (EIMA) në Londër, për krijimin dhe interpretimin e veprës “7 Capriccio për violinë solo”. Në të njëjtën pjesë të programit, ajo interpretoi edhe Ciaccona-n e Johann Sebastian Bach për violinë solo, një nga veprat më të rëndësishme të repertorit violinistik.

Pianistja japoneze Maya Purdue, me një karrierë të konsoliduar koncertore në Evropë dhe Azi, interpretoi me mjeshtëri L’isle Joyeuse të Claude Debussy, si dhe dy vepra të Ina Kosturit, “Balada” dhe “Tajsi’s Song”. Koncerti u mbyll me interpretimin e veprës “Crystal” të pianistes dhe kompozitores zvicerane Katharina Nohl.

Recitali u vlerësua për nivelin e lartë artistik dhe komunikimin muzikor mes dy interpreteve, duke sjellë në kryeqytetin botëror të muzikës një bashkëpunim që bashkon kulturat e Shqipërisë dhe Japonisë përmes gjuhës universale të muzikës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.