☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 99.26 ▼2.09%
ARI 4,797 ▲2.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,046 ▲ +0.14% ETH $2,133 ▲ +1.47% XRP $1.3454 ▲ +0.19% SOL $82.6000 ▼ -0.29%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.26 ▼2.09 % ARI 4,797 ▲2.53 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 99.26 ▼2.09 % ARI 4,797 ▲2.53 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kronika

Koçi: Anëtarësimi i vendit në NATO, një nga sfidat e rëndësishme të FA

Në ambientet e Bazës Ajrore të Helikopterëve në Farkë u zhvillua sot një ceremoni me rastin e e 64-vjetorit të krijimit të Aviacionit Ushtarak Shqiptar.

 Në ceremoni ishin të pranishëm: zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ushtarakë të lartë të Forcës Ajrore, ish-drejtues të Aviacionit Luftarak Shqiptarë ndër vite, ish-pilot dhe veteranë të kësaj arme, si dhe mjaft të ftuar të tjerë.

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, u ka uruar të pranishmëve 64-vjetorin e krijimit të Aviacionit, duke e cilësuar si një ditë të veçantë jo vetëm për Forcën Ajrore, por për të gjithë Forcat tona të Armatosura.

f 1 FAjMë tej, Koçi ka nënvizuar se, në këtë ditë ne shohim me krenari një rrugë të përshkruar me sakrifica, përpjekje e përkushtim të madh, por edhe me plot realizime në fushën e mbrojtjes së hapësirës tonë ajrore. Në këtë rrugë, jo pak pilotë dhe teknikë të devotshëm të kësaj arme kanë dhënë jetën e tyre në përpjekje për zbatimin e detyrave. Ata do të mbeten në kujtesën tonë shqiponja të hekurta, shqiponja të pavdekshme. Të gjitha këto sakrifica dhe realizime ndër vite kanë hedhur themele të sigurta për ecjen e mëtejshme të kësaj arme, të ruajtjes së traditave të mira dhe për të çuar më tej arritjet e paraardhësve. “Anëtarësimi i vendit tonë në NATO ishte një nga sfidat e rëndësishme të FA-së dhe në këtë drejtim një kontribut të çmuar ka dhënë edhe Forca Ajrore, e cila është udhëhequr nga objektiva të qarta, të mirëpëcaktuara me prioritete e faza zhvillimi për të realizuar me nder misionin e caktuar”, është shprehur zv.ministri Petro Koçi.

F_3 FAj (1)Në këtë ceremoni ka përshëndetur edhe gjeneral brigade (R) Astrit Jaupi, ish-komandanti i Forcës Ajrore dhe ish-pilot i mirënjohur i armës së Aviacionit.

Më pas, zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, gjeneralmajor Jeronim Bazo, kanë vizituar nga afër mjediset e Bazës Ajrore të Helikoptërve në Farkë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.