🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,525 ▼0.77%
DOW 46,133 ▼0.93%
NASDAQ 21,603 ▼1.09%
NAFTA 111.21 ▲11.08%
ARI 4,671 ▼2.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,301 ▼ -2.79% ETH $2,037 ▼ -3.88% XRP $1.2856 ▼ -4.86% SOL $77.8900 ▼ -5.93%
S&P 500 6,525 ▼0.77 % DOW 46,133 ▼0.93 % NASDAQ 21,603 ▼1.09 % NAFTA 111.21 ▲11.08 % ARI 4,671 ▼2.94 % S&P 500 6,525 ▼0.77 % DOW 46,133 ▼0.93 % NASDAQ 21,603 ▼1.09 % NAFTA 111.21 ▲11.08 % ARI 4,671 ▼2.94 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kosova

Kocijançiç: Kosova ta pezullojë taksën

Ambasadori i SHBA-së dhe ai i Britanisë së Madhe në Prishtinë gjatë javës së kaluar kanë kërkuar vazhdimisht të luftohet korrupsioni, nepotizmi, por asnjë fjalë nuk e kanë thënë për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Për shkak të zhvillimeve politike në Serbi dhe në BE, ku pritet të mbahen zgjedhjet në maj të këtij viti, vlerësohet se çështja e taksës po lihet në plan të dytë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Pavarësisht faktit se ditët e fundit është ulur presioni ndërkombëtar për pezullim të taksës zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiç, ka përsëritur edhe një herë se BE-ja vazhdon të konsiderojë se tarifa ndaj produkteve serbe e atyre boshnjake duhet të suspendohet.

“Siç është thënë në vazhdimësi, BE-ja së bashku me SHBA-në dhe me shtetet e tjera i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta pezullojë menjëherë tarifën, në mënyrë që të mundësojnë rifillimin e shpejtë të dialogut. Status quo-ja nuk është një alternativë dhe nuk ka mundësi tjetër për rifillimin e shpejtë të dialogut midis dy palëve. Tarifa jo vetëm që pengon rrugën e dialogut, por pengon edhe rrugën evropiane të Kosovës”, ka theksuar Kocijançiç gjatë një prononcimi për “Zërin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.