Kronika

Kodheli: Kursi i Lartë i Sigurisë do t’i shërbejë lidershipit të ardhshëm ushtarak

Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes do t’i shërbejë plotësimit të kërkesave arsimore të lidershipit të ardhshëm ushtarak në një mjedis që ndryshon me shpejtësi, theksoi sot ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në ceremoninë e çeljes së Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Duke përshëndetur pjesëmarrësit në këtë kurs, ministrja Kodheli tha se është nder t’ju kemi pjesëtarë të KLSM dhe jam e sigurt se edhe kontributi juaj do të jetë i pazëvendësueshëm në arritjen e objektivave të kursit.

“Angazhimi i juaj dhe perspektivat unike që do të ofroni, në gjithë çështjet që do të trajtohen, do të ndihmojnë në procesin akademik, në vlerësimin real të problemeve të sigurisë dhe mënyrat e adresimit të tyre, si dhe në kuptimin e qartë të nevojave që koha shtron për Forcat e Armatosura. Duke parë numrin e shteteve që kanë dërguar pjesëmarrës në Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, mendoj progresin, por njëkohësisht sfidën për stafin në përmbushje të prioritetit tonë për cilësi të lartë, programe gjithëpërfshirëse dhe metodologji bashkëkohore në arsimimin ushtarak”, nënvizoi ministrja Kodheli.mimi1

Ministrja Kodheli kërkoi që Akademia e Forcave të Armatosura të vazhdojë përpjekjet dhe të reflektojë për rolin e saj dhe shfrytëzojë jo vetëm këtë kurs por edhe gjithë kurset e tjera, për përmirësimin e programeve dhe modernizimin e metodologjisë dhe aplikuar mësimet e nxjerra për të rritur nivelin e formimit të lidershipit të ardhshëm të FA.

Në Kursn e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes që sapo ka nisur marrin pjesë 15 ushtarakë të lartë nga FA të Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë, Italisë, Turqisë, Greqisë, Gjeorgjisë, Maqedonisë, si dhe përfaqësues nga institucione në vartësi të Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Drejtësisë, nga Presidenca etj.

Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes do të përfundojë më 4 dhjetor 2015.

Related Articles

Nje koment

  1. Pegezime zonja ministre, per angazhimin tuaj, per ti paisur kuadrot e larta te ushtrise me dijet dhe pervojen bashkekohore,. Me beri pershtypje nje artikull i keshilltarit ushtarak prane presidentit te republikes. Tipike servil, mashtrus dhe injorant nga koka deri tek kembet. I politizuar jashte mase, diskuton njelloi si saliu dhe Bujar Nishani . Esht per te ardhur keq qe nje ushtarak qe ka bere betim se doti sherbej popullit, Atdheut dhe po ta lipe nevoja te jape edhe jeten, ky bastard me emrin Piro, sle gure e kusur pa share e fyer udheheqjen e ushtrise, kuadrot qe marin pjese ne komisjonin e sigurise kombetare dhe gjithe rreformat e ndermara mga qeveria dhe MMP.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button