Kronika

Kodheli pret ushtarakët shqiptarë që shërbyen në Afganistan

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Jeronim Bazo, takuan në hollin e Ministrisë së Mbrojtjes ushtarakët e sapokthyer nga misioni i NATO në Afganistan, “Resolute Support”.

“Ju përgëzoj pafund për vlerësimin dhe përkushtimin tuaj në zbatimin dhe përfaqësimin dinjitoz tuajin individual, por dhe përfaqësimin që i keni bërë Forcave tona të Armatosura”, iu drejtua gjeneralmajor Bazo ushtarakëve që morën pjesë në misionin“Resolute Support”.

Ministrja Kodheli duke iu uruar edhe njëherë mirëseardhjen u shpreh se “ndihem krenare për përzgjedhjen që kemi bërë, për përkushtimin tuaj, për punën për vlerat që keni treguar dhe që na keni bërë të ndihemi krenarë për vlerësimet që kemi marrë nga komandanti i Komandës së Resolute Suport”.

Prandaj, u shpreh ministrja Kodheli, ju kemi mbledhur sot këtu, për t’u thënë faleminderit që na keni bërë krenarë dhe vazhdoni ta mbani këtë përkushtim dhe përgjegjësi për detyrën dhe transmetojeni atë në komandat, shtabet dhe të kolegët tuaj.

Në emër të ushtarakëve pjesëmarrës në misionin “Resolute Support” përshëndeti kolonel Dilaver Hoxha , i cili falënderoi ministren Kodheli dhe gjeneral Bazon për besimin e dhënë për të kryer këtë detyrë të rëndësishme përfaqësimi, por dhe për mbështetjen me komunikimet e vazhdueshme audiovizive, mesazheve, si dhe udhëzimeve për kryerjen e kësaj detyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button