Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 03 September 2026
S&P 500 7,746 ▲1.03%
DOW 53,728 ▲1.26%
NASDAQ 26,578 ▲1.37%
NAFTA 92.27 ▲1.38%
ARI 4,558 ▲3.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
₿ CRYPTO
BTC $80,748 ▲ +4.79% ETH $2,490 ▲ +4.21% XRP $1.4451 ▲ +8.46% SOL $104.3200 ▲ +5.34%
S&P 500 7,746 ▲1.03 % DOW 53,728 ▲1.26 % NASDAQ 26,578 ▲1.37 % NAFTA 92.27 ▲1.38 % ARI 4,558 ▲3.24 % S&P 500 7,746 ▲1.03 % DOW 53,728 ▲1.26 % NASDAQ 26,578 ▲1.37 % NAFTA 92.27 ▲1.38 % ARI 4,558 ▲3.24 %
EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067 EUR/USD 1.1583 EUR/GBP 0.8589 EUR/CHF 0.9422 EUR/ALL 92.1727 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3364 EUR/TRY 55.9994 EUR/JPY 184.34 EUR/CAD 1.6067
03 Sep 2026
Breaking
Politika

“Kodi Zgjedhor ka nevojë për ndryshime”- Zv/ministri Qefalia: Deputetët e listave të mbyllura s’kanë shumë kontakt m

Zëvendësministri i Brendshëm Xhemal Qefalia komentoi sot (3 shtator) situatën lidhur me takimet e çdo të premteje me qytetarët, nismë e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në kuadër të “Pranisë Besnike”.

Ish-ligjvënësi socialist Qefalia theksoi se deputetët duhet të flasin me qytetarët duke i parë në sy, duke dëgjuar hallet e tyre me empati dhe jo në mënyrë formale.

“Ne jemi përballë faktit që gjëja do fillojë të premten në orën 17:00, me takime individuale pa reklamë. Koha do tregojë sa efektive do jetë kjo, por të jeni të bindur që do jetë shumë efektive, pasi shikoj metodologjinë e ndjekur në vite, dhe fakti që këto gjëra do të jenë tashmë edhe transparente, ku qytetari do të jetë i vetëdijshëm për një çështje që e ka kërkuar, por s’ka ditur bazën ligjore, e ka kërkuar por ka ndeshur në burokracinë e një drejtori apo të një shefi. Të gjitha këto gjëra duke i bërë prezente do sjellin rezultatin e tyre pozitiv. Bëhet fjalë që qytetarët të fitojnë besim. Drejtuesi politik, deputeti, duhet ta dëgjojë hallin sikur e ka të vetin, jo thjesht një anë formale, e shënove hallin dhe unë do ta zgjidh. Kjo t’i kthehet në shërbim. Kur ka çështje që nuk zgjidhet menjëherë, atëherë ka angazhim. Është marrje përgjegjësie. Të gjithë deputetët dhe drejtuesit politik që do marrin kontaktin e përjavshëm me qytetarin, do ta masin veten mirë kur të ballafaqohen dhe ta shikojnë qytetarin sy më sy”, tha ai mes të tjerash për “A2”.

Qefalia argumentoi se ka nevojë edhe për një ndryshim të Kodit Zgjedhor, pasi deputetët e listës së mbyllur s’kanë shumë kontakt me qytetarët.

“Ka nevojë për një ndryshim të Kodit Zgjedhor, ku deputetët në listët e mbyllura s’e kanë shumë ndoshta kontaktin me qytetarin, por kjo është një marrëveshje mes kaheve politike. Mazhoranca s’ka qenë shumë dakord me këtë. Opozita e bëri me qëllim që të bashkonte grupin e Lulit me të Berishën, që mos ballafaqoheshin me qytetarët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.