☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.38 ▼3.59%
ARI 3,926 ▲0.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,388 ▲ +0.63% ETH $2,292 ▲ +1.05% XRP $1.2552 ▼ -0.04% SOL $94.9600 ▼ -0.82%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.38 ▼3.59 % ARI 3,926 ▲0.69 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.38 ▼3.59 % ARI 3,926 ▲0.69 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shoqëruan me forcë një person në prani të fëmijës së mitur në Kuçovë, pezullohen nga detyra 3 efektivë

Me urdhër të drejtorit të policisë së shtetit, Skënder Hita janë pezulluar nga detyra tre punonjës të Policisë pranë Komisariatit Kuçovë, pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku shfaqet shoqërimi i një qytetari.

Masat disiplinore përfshijnë inspektorët K. M. dhe D. D., me detyrë trupa e Patrullës së Përgjithshme, si dhe inspektor A. M., në cilësinë e ndihmësspecialistit (SPZ). Sipas vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, çështja i ka kaluar për verifikim Drejtorisë së Standardeve Profesionale.

“Në zbatim të kërkesave të ligjit ‘Për Policinë e Shtetit’ dhe të Rregullores së Policisë së Shtetit, Drejtori ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj 3 punonjësve të pezulluar nga detyra, për shkeljet ‘Përdorimi i paligjshëm dhe i paarsyeshëm i forcës’ dhe ‘Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të Policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi’”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Në vijim të sqarimeve për opinionin publik, policia thekson se motivi i ndërhyrjes nuk lidhet me shkelje urbanistike.

“Shoqërimi i shtetasit D. T., që shfaqet në video, nuk është bërë për kryerjen e punimeve të ndërtimit pa leje, por për shkak se ndaj tij është bërë kallëzim për kanosjen e kunatës së tij,” përcakton njoftimi i institucionit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.