☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,078 ▲ +0.86% ETH $2,273 ▲ +1.14% XRP $1.2533 ▲ +0.34% SOL $95.0800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

Nga marrëveshja me Shqipërinë te bilanci katërvjeçar, Meloni feston në Bari qeverisjen më jetëgjatë në historinë e Italisë

Me një vëmendje të veçantë ndaj marrëveshjeve me Shqipërinë, të cilat u shndërruan në pikëreferencë për politikat e emigrimit në të gjithë Bashkimin Evropian, partia “Vëllezërit e Italisë” (FdI) ka shënuar konsolidimin e pushtetit të saj. Me rastin e kthimit në ekzekutivin me jetëgjatësinë më të madhe në historinë e Republikës Italiane, subjekti politik i kryeministres Giorgia Meloni ka përgatitur një dokument përmbledhës prej 28 faqesh të titulluar “Më shumë stabilitet për një Itali më të fortë”, i cili do të prezantohet zyrtarisht gjatë një manifestimi në portin e Barit.

Në seksionin e menaxhimit të kufijve dhe sigurisë kombëtare, raporti vendos theksin te bashkëpunimi dypalësh me Tiranën zyrtare si një instrument kyç që ndikoi në ulin e flokseve të emigrimit në Mesdhe.

“Rreth 16,000 migrantë zbarkuan në Itali në shtatë muajt e parë të vitit 2026, 55% më pak se në të njëjtën periudhë në vitin 2025,” sqarohet në raport, ku nënvizohet se Evropa po “ndjek rrugën e nisur nga Italia me protokollin me Shqipërinë” për sa i përket kontrollit të kufijve dhe ngritjes së qendrave të riatdhesimit në vende të treta.

Përveç politikave të jashtme dhe marrëveshjeve rajonale, bilanci zyrtar i ekzekutivit evidenton arritje domethënëse edhe në fushën e ekonomisë dhe tregut të punës.

“Nivel rekord i lartë në tregun e punës, me mbi 1 milion njerëz më shumë të punësuar që kur qeveria Meloni mori detyrën (24.3 milion në korrik 2026 krahasuar me 23.2 milion në nëntor 2022), me shkallën e punësimit që arriti kulmin në 63.2%,” citohet në dokumentin e publikuar.

Krahas rritjes së punësimit të përhershëm dhe pjesëmarrjes së grave në forcën punëtore (54.5%), raporti nënvizon uljen e papunësisë së përgjithshme në 5.8% dhe rënien e papunësisë rinore në 18.9%. Sa i përket tregjeve financiare, diferenca BTP-Bund ka zbritur nga 233 pikë bazë në tetor 2022 në 80 pikë bazë, ndërsa deficiti publik ka pësuar rënie nga 8.1% në 3.1% për vitin 2025.

Dokumenti përmban gjithashtu shifra mbi investimet në shëndetësi (me një buxhet prej 143 miliardë eurosh për vitin 2026), rritjen e eksporteve të “Made in Italy”, reformat në arsim dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë për familjet e nënat e reja.

Festimet e organizuara në portin e Barit pritet të mbledhin rreth 10,000 pjesëmarrës nga e gjithë Italia. Aktiviteti do të kulmojë me fjalimin e kryeministres Giorgia Meloni, ndërkohë që janë parashikuar edhe ndërhyrje përmes lidhjeve video nga zëvendëskryeministrat Antonio Tajani dhe Matteo Salvini.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.