⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,930 ▲ +0.25% ETH $2,244 ▲ +0.47% XRP $1.1661 ▼ -1.41% SOL $90.0500 ▼ -0.23%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE vendos tarifë të re për produktet online, ndërsa importet nga Kina rriten ndjeshëm

BRUKSEL, 3 shtator /ATSH-DPA/- Bashkimi Evropian do të vendosë një tarifë të re përpunimi për pakot e vogla që porositen online nga jashtë bllokut, në përpjekje për të frenuar fluksin e madh të produkteve të lira.

Masa do të hyjë në fuqi nga 1 nëntori dhe taksa do të mblidhet nga autoritetet kombetare.

Marrëveshja është arritur në mars mes Parlamentit Evropian dhe vendeve anëtare, por pritet miratimi formal.

Sipas njoftimit, nivelin e tarifës do ta caktojë Komisioni Evropian, ndërsa pagesën do ta bëjnë platformat online dhe jo konsumatorët.

Në shënjestër janë gjigantët e tregtisë online si “Shein”, “Temu”, “AliExpress” dhe “Amazon”.

Vetëm në vitin 2025, doganat evropiane përpunuan pako me vlerë rreth 6 miliardë euro nga tregtia online, nga të cilat 90% hynë nga Kina.

Kjo është tarifa e dytë brenda pak muajsh. Që nga korriku, për mallrat me kosto të ulët nga jashtë aplikohet tashmë një tarifë doganore fikse prej 3 eurosh për grup produktesh, kosto e cila në shumë raste po u kalon konsumatorëve.

Efekti i parë është regjistruar në Francë, ku importet e pakove të vogla kanë rënë deri në 40% që nga korriku.

Masa është pjesë e një reforme më të gjerë doganore të BE-së, e cila përfshin edhe krijimin e një autoriteti të ri doganor evropian, në qytetin francez Lille, që pritet të nisë punën në vitin 2027. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.