☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,078 ▲ +0.86% ETH $2,273 ▲ +1.14% XRP $1.2533 ▲ +0.34% SOL $95.0800 ▼ -0.73%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Kokainë për turistët dhe kanabis në plazhe, detaje nga ‘goditja’ e grupit në Sarandë

20 persona janë vendosur në masën e sigurisë “arrest me burg”, me kërkesë të Prokurorisë së Sarandës.

Ata dyshohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Sipas hetimeve, grupi shpërndante kryesisht kokainë dhe kanabis në Sarandë dhe Ksamil.

Droga shitej në zona të frekuentuara nga turistët. Mes tyre ishin shëtitorja, plazhet, pranë gjimnazeve dhe beach bar-et.

Prokuroria dyshon se në aktivitet ishin përfshirë edhe shtetas të huaj. Ata dyshohet se blinin sasi droge dhe më pas e shpërndanin në Sarandë dhe Ksamil.

Hetimi zgjati rreth dy muaj. Gjatë kësaj periudhe u kryen përgjime ambientale dhe veprime të simuluara.

Sipas Prokurorisë, këto veprime dokumentuan edhe raste të shitjes së drogës.

Më herët janë arrestuar edhe tre persona. Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 4 kilogramë kanabis. Dozat e drogës varionin nga 0.3 deri në 3.5 gramë. Çmimet shkonin nga 2 mijë deri në 35 mijë lekë, në varësi të llojit të lëndës narkotike.

Gjatë kontrolleve në banesat e personave nën hetim janë gjetur edhe dy armë zjarri. Ato u sekuestruan në banesat e D.S. dhe Sh.B.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.