☁️
Tiranë 21°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.77 ▼4.18%
ARI 3,905 ▲0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,962 ▼ -0.07% ETH $2,286 ▲ +0.69% XRP $1.2485 ▼ -0.63% SOL $94.1300 ▼ -1.33%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.77 ▼4.18 % ARI 3,905 ▲0.15 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Në Universitetin e Tetovës më 9 shtator fillon afati i dytë i regjistrimit për vitin akademik

Universiteti i Tetovës njofton se është publikuar konkursi për afatit të dytë për regjistrimin e studentëve në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2026/27, duke u ofruar kandidatëve një mundësi të re për të zgjedhur programin e tyre të studimit dhe për të nisur rrugëtimin drejt profesionit tëdëshiruar.

“Në këtë afat kandidatët mund të aplikojnë në disa programe studimore. Oferta akademike përfshin fusha të ndryshme, duke nisur nga gjuhët dhe letërsia, drejtësia, gazetaria dhe shkencat politike, deri te ekonomia, informatika, matematika, shkencat natyrore dhe shkencat e aplikuara. Mundësi të shumta ofrohen edhe në shkencat mjekësore, bujqësi dhe bioteknologji, pedagogji, psikologji, administrim biznesi, teknologji ushqimore, kulturë fizike, si dhe në lëmin e arteve.

Veçanërisht e pasur është oferta në fushat shkencore dhe profesionale. Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore ofron programe në biologji, kimi, fizikë, informatikë, matematikë dhe fusha të tjera, ndërsa Fakulteti i Shkencave të Zbatuara mundëson studime në arkitekturë, dizajn dhe enterier, inxhinieri të komunikacionit, mekatronikë dhe ndërtimtari. Në Fakultetin e Shkencave Mjekësore kandidatët mund të zgjedhin ndërmjet programeve si farmaci, fizioterapi, infermieri, mami, kozmetikë me estetikë dhe mjekësi dentare.

Mundësi të veçanta ofrohen edhe në Fakultetin e Arteve, me programe në artin dramatik, artin figurativ dhe artin muzikor, si dhe në Fakultetin e Kulturës Fizike, ku kandidatët mund të ndjekin studime në kulturën fizike dhe shëndetësinë apo programe për trajnerë në sporte të ndryshme.

Aplikimi për afatin e dytë do të zhvillohet nga 9 deri më 11 shtator 2026, ndërsa për programet ku kërkohet kontrollimi i njohurive dhe aftësive, provimet pranuese do të mbahen më 12 shtator.

Rezultatet preliminare do të shpallen më 14 shtator, ndërsa vendimi përfundimtar për pranimin e kandidatëve do të publikohet më 15 shtator.

Aplikimi bëhet online përmes platformës apply.unite.edu.mk , ndërsa dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në administratën e Universitetit brenda afatit të përcaktuar. Kandidatët që kanë krijuar profil gjatë afatit të parë mund ta përdorin të njëjtin për aplikimin edhe në afatin e dytë”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Tetovës./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.