☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,695 ▼0.31%
DOW 52,868 ▼1.02%
NASDAQ 26,500 ▼0.02%
NAFTA 92.76 ▲1.4%
ARI 4,448 ▼0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
₿ CRYPTO
BTC $78,715 ▼ -0.01% ETH $2,496 ▲ +1.1% XRP $1.4212 ▲ +2.89% SOL $103.9100 ▲ +0.57%
S&P 500 7,695 ▼0.31 % DOW 52,868 ▼1.02 % NASDAQ 26,500 ▼0.02 % NAFTA 92.76 ▲1.4 % ARI 4,448 ▼0.65 % S&P 500 7,695 ▼0.31 % DOW 52,868 ▼1.02 % NASDAQ 26,500 ▼0.02 % NAFTA 92.76 ▲1.4 % ARI 4,448 ▼0.65 %
EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057 EUR/USD 1.1623 EUR/GBP 0.8586 EUR/CHF 0.9409 EUR/ALL 92.1512 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.3403 EUR/JPY 179.51 EUR/CAD 1.6057
08 Sep 2026
Breaking
Opinion

“Respekte”, z. Korrupsion!

Nga Ben Andoni

Korrupsioni e ka zënë për fyti vendin tonë dhe nuk e lëshon më. Nuk mjafton konstatimi global, ai i përgjithshëm në vend, por këtë e shton edhe media me intervistat, perceptimet dhe akuzat e përditshme. Vendi ynë i ngjan një karuseli, ku të gjithë akuzojnë dhe po të gjithë janë të akuzuar. Nga intervista e fundit e ish-zv\kryeministrit Ahmetajt tmerrohesh po të jesh normal, kurse nga mungesa e reagimit qeveritar thjesht habitesh. E nga ana tjetër: Po ku ishin vallë këta si ai, kur ishin në post?!

Në parantezë, referuar Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2025 (Transparency International e solli në shkurt të vitit 2026), Shqipëria është vlerësuar me 39 pikë nga 100 të mundshme. Aktualisht, Shqipëria ndodhet në vendin e 91-të midis 182 shteteve të marra në analizë. Mali i Zi dhe Kosova janë shumë më mirë sesa ne. Maqedonia e Veriut, pak më sipër, kurse Serbia dhe Federata e Bosnjës janë edhe më poshtë se ne. Dobësitë e mekanizmave të kontrollit dhe balancës në vendet respektive dhe në Ballkan janë disa nga arsyet, por në rastin e Shqipërisë, gjithçka lidhet me përqendrimin e madh të pushtetit dhe kompetencat e gjera të Ekzekutivit. KLSH ngjan si një trupë fëmijëror që vetëm e konstaton korrupsionin dhe pakkush fajësohet pas raporteve të saj.

Po në popull si është perceptimi për korrupsionin? Shqiptari po bashkëjeton me të. E ndjen në të folurën e njerëzve dhe kudo, qoftë në administratë, kompanitë publike dhe private; e ndjen nga shqetësimi që ndajnë qytetarët me njëri-tjetrin në spitale, shkolla, pushtetin lokal etj. Shqiptari i muajve të fundit të 2026 po e artikulon në protestë sepse e di mirë se kush merr punë dhe kontrata dhe kush jo, e di mirë sesi janë fituar paratë e atyre që qarkullojnë me makina të shtrenjta (vazhda e vajzave dhe të rinjve në timon të tmerron në udhë me arrogancën e pafre); e dinë sesa e hidhur është varfëria në vend; qytetari e vëren nga konkurset fiktive për punë dhe sesi urdhërohen vartësit të bëjnë gjëra jashtë procedurës; e mbi të gjitha edhe më shqetësuese është mungesa e meritokracisë. Por edhe kësaj nuk kemi çfarë t’i bëjmë më: E hidhur sesi të përplasin para fytyrës disa njerëz me fletët e pafundme të referencave dhe të kurseve, paçka se nuk dinë të shkruajnë shqip. Dëmi në këtë vend me sistemin e arsimit është i pamatë.

Kuptohet se kur mbesin pa punë, shumë individë (duke nisur nga dy partitë kryesore) të flasin për tenderë të manipuluar, konflikt interesi, abuzim me burimet publike, nepotizëm, marrëveshje “miqësore” dhe favorizim të individëve brenda grupeve të interesit, falsifikimin e dokumenteve, mbulimin e parregullsive, presionin ndaj punonjësve për të marrë pjesë në aktivitete të paligjshme e shumë gjëra të tjera.

Është një sistem i tërë që kur janë brenda tij të gjithë e dinë se çfarë po ndodh, por askush nuk dëshiron të jetë i pari që e flet dhe e publikon ose e denoncon të keqen. Korrupsioni sot s’është më veprim i një individi. Është pjesë e një sistemi që të kërkon të jesh i tillë sepse ndryshe mund të mbetesh me gisht në gojë. Në Shqipëri është kthyer në një kulturë heshtjeje. Dhe kjo heshtje është bërë një mënyrë mbijetese, ndaj të korruptuarit në vend janë të qetë sepse nuk ka përgjegjësi individuale. Sfida është për llogaridhënien e sistemit. Një utopi e vërtetë.

Publiku dhe individë të ndryshëm shpesh theksojnë se duhet guxim për të raportuar korrupsionin. Është e lehtë ta thuash këtë, por është shumë më e vështirë të jesh personi që merr përsipër ta denoncosh. Pas individit nuk është vetëm vendi i tij i punës. Ekziston bashkëshorti\tja, familja, fisi, kredia, fëmijët, ekzistenca, vjetërsia, pensioni, frika e humbjes së një pune dhe pyetja se çfarë do të ndodhë nesër, pasi askush nuk do kujtohet më për ty. Ndaj, kur pyet punonjësit ose dikënd për korrupsionin ta pret thjesht: Nuk mundem, kam familje. Më mirë të të qeshin dhe të mbash shënime…sepse kështu ndihet mirë shefi.

Ne pamë se çfarë lufte u bë kundër bilbilfryrësve, duke kujtuar fenomenin e spiunëve të dikurshëm paçka se jemi nga të pakët vende që nuk e kemi zgjidhur ende problemin me të shkuarën dhe spiunët e Sigurimit kanë qenë rëndom në parlament. Dhe, sërish, barra i mbetet shqiptarit të thjeshtë, atij i kërkohet guxim dhe të cilit të gjithë i themi: Raporto! Sa për institucionet harroje, ato e dinë mirë cakun dhe konjukturat. Në të gjithë këtë qerthull, harrojmë se në të njëjtën kohë duhet t’i përgjigjemi denoncuesit dhe çfarë do të bëjmë për ta mbrojtur atë.

Sistemi i korruptuar shqiptar është një i tillë ku të gjithë e dinë se çfarë po ndodh, por askush nuk dëshiron të jetë i pari që flet. Korrupsioni është shndërruar në një kulturë heshtjeje. Me të drejtë, konstatimi është se kur heshtja bëhet një mënyrë mbijetese, atëherë nuk mund të flasim më vetëm për përgjegjësi individuale. Ne, vërtetë, e kemi një ligj për mbrojtjen e bilbilfryrësve, por ai është i vështirë në zbatim sepse Zoti Korrupsion të hesht, të nëpërkëmb dhe shpërfill në emër po të popullit! Ky është paradoksi që mund të thuhet, sepse zoti Korrupsion nuk ndalet më. Ndaj, ty “të respektojmë”, në Shqipëri i nderuari Zoti cinik dhe pragmatik Korrupsion. (Javanews)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.