Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $62,972 ▲ +0.76% ETH $1,696 ▲ +0.79% XRP $1.1314 ▼ -1.11% SOL $68.8200 ▼ -0.04%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Arte

Komedia “Skandali” në fundjavë në skenën e teatrit Metropol

“Skandali” sjell në skenën teatrore personazhe unike dhe një ritëm, që garanton të qeshura pafund. Një kombinim perfekt mes humorit të hollë dhe situatave qesharake, që e bën këtë shfaqje të mbetet në mendje. Në teatrin Metropol në Tiranë po vijon në skenë komedia me regji nga Sonila Kapidani dhe në role një kastë aktorësh të njohur.

Veprën e autorit Steve Martin që vijon në mbrëmjet e datave 9 dhe 10 maj, regjisorja Sonila Kapidani e sjell në skenë me në role aktorët Elia Zaharia, Xhino Musollari, Gëzim Rudi, Gladiola Harizaj, Ligoraq Riza, Pjerin Vlashi dhe Urim Aliaj. “Skandali” është një komedi që këtë sezon artistik në teatër ka tërhequr vëmendjen e publikut në Metropol për stilin e saj të humorit të hollë dhe situatave absurde, si dhe lojën e aktorëve në role.

Një shtëpi. Një çift. Disa të huaj që hyjnë pa trokitur…Një komedi absurde mbi marrëdhëniet e sotme, ku familja dhe lidhja burrë & grua janë në ndryshim. Historia e një gruaje që ka jetuar “siç duhet”, por një incident e shtyn të zbulojë veten, dëshirat dhe fuqinë e saj. Mes humorit dhe përballjes me të vërtetat, kuptohet se bashkëjetesa nuk kërkon vetëm rregull, por edhe liri, ndershmëri dhe prani të vërtetë.

Skenografia është e realizuar nga Genc Shkodrani, as. skenograf Gëzim Borova, kostumograf Frenci Gjerasi. Muzika Jurgen Muharremi dhe koreografia nga Artan Ibërshimi. Komedia është produksion i teatrit Metropol, por këtë sezon artistik bëhet dhe pjesë e aktiviteteve të tjera të jetës artistike dhe kulturore në Tiranë. Vepra “Skandali” që vjen në skenën e Metropolit është e përkthyer nga Idlir Hoxhaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.