Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.54 ▲0.83%
ARI 4,507 ▼0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $67,080 ▼ -5.78% ETH $1,873 ▼ -6.43% XRP $1.2252 ▼ -5.22% SOL $75.0700 ▼ -7.37%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.54 ▲0.83 % ARI 4,507 ▼0.28 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.54 ▲0.83 % ARI 4,507 ▼0.28 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Arte

250-vjetori i SHBA, koncert në Tiranë – Tv Klan

Në kuadër të Javës Kulturore Amerikane dhe në 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvillua një koncert festiv në Korpusin Universitar, që bëri bashkë artistë shqiptarë dhe amerikanë në një mbrëmje të veçantë kulturore.

Banda amerikane “Flagship” e Forcave Detare të SHBA-së, Orkestra e Forcave të Armatosura Shqiptare, si dhe këngëtarët Renis Gjoka dhe Gjergj Kaçinari dhuruan një natë spektakli me emocione dhe atmosferë festive për publikun.

E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, në fjalën e saj tha se nisma e Presidentit Trump “Freedom 250” i përket të gjithë botës, dhe atyre që besojnë në liri.

“Kjo është Java e Kulturës Amerikane dhe ne po japim maksimumin. Po festojmë ‘Freedom 250’, një nismë globale e nisur nga Presidenti Donald Trump për të nderuar 250 vjet pavarësi amerikane, inovacion dhe shpirtin e qëndrueshëm të lirisë. ‘Freedom 250’ është një ftesë për miqtë në mbarë botën, përfshirë edhe këtu në Shqipëri, për të festuar historinë amerikane. Dhe, është edhe historia JUAJ. Iu përket të gjithëve që besojnë në liri, mundësi dhe begati.”

Veç bashkëpunimit kulturor, u fol edhe për lidhjen e ngushtë mes dy vendeve.

“Kjo shfaqje është më shumë se një koncert. Është një festë e lidhjes së pathyeshme midis kombeve tona, si aleatë, si miq të besuar dhe si partnerë në liri. Dhe meqë ra fjala për lirinë, një falënderim i madh për miqtë tanë nga Harley-Davidson që na sollën sonte një shije të lirisë në rrugë!”

Aktiviteti u mikprit nga të pranishmit si një tjetër dëshmi e lidhjes së qëndrueshme mes dy vendeve.

Tv Klan

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.