☁️
Tiranë 9°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,883 ▲ +1.65% SOL $83.4200 ▲ +1.41%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Komisioni Europian jep alarmin, Kujdes! 253 faqe interneti ju mashtrojnë për udhëtimet

Komisioni Europian ka realizuar një studim sipas së cilit 253 faqe interneti nga 352 të marra në analizë e që ofrojnë shërbime për udhëtime, fluturime, shërbime transporti, dhoma me qira kanë mashtruar. Kjo vlen kryesisht për çmimet, për të cilat bëhen premtime që më pas rezultojnë si gënjeshra.

Sipas hetimit të Komisionit Europian një e treta e blerësve të fluturimeve të tilla, si: Volagratis, Kayak.com, eDreams, por edhe Travelgenio propozojnë çmime të ulëta për të cilat më pas blerësi e kupton se janë mashtruar.

Brukseli bën me dije se në mbi 20% të rastteve të fushatave promocionale, ofertat nuk janë të disponueshme. Nga ana tjetër vihen re mashtrime në mënyrat e pagesave, ku zakonisht shtohen komisione që variojnë nga 50-100 euro. Pak vite më parë  kompania ajrore Ryanair u gjobit me 400 mijë euro pasi i detyronte klientët që të paguanin një shtesë nëse e bënin pagesën përmes kartës së kreditit.

Po sipas studimit, rezultuan se 113 (ose 32.1%) faqe interneti kishin probleme me çmimet ose me ofertat; 106 faqe ose 30.1% e atyre të marra në analizë kishin probleme me dhënien e çmimit final (me apo pa taksa); 91 kishin probleme me mosidentifikimin e ofertave, p.sh: vetëm dy vende të mbetura; 75 faqe ose rreth 21.3% kishin probleme me dhënien e opinioneve të marrësve të shërbimit duke mos u pozicionuar në vende të qarta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.