Komisioni i Ligjeve: 10 mln lekë shtesë fondit për Presidencën
Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka aprovuar kërkesën e Presidentit Bujar Nishani për të shtuar me 10 milion lekë buxhetin e institucionit të Presidentit.
Rreth dy javë më parë Institucioni i Presidenti u ankua para Parlamentit dhe kritikoi qeverinë, për sa i përket trajtimit financiar nga buxheti i shtetit, duke paralajmëruar ankimim në Gjykatë Kushtetuese.
Sekretari i Përgjithshëm Florian Nuri, kërkoi 20 milionë lek shtesë në buxhetin e presidencës, nga fondet e alokuara në kuadër të buxhetit të vitit 2017.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.