🌧️
Tiranë 17°C · Rrebesh 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $77,897 ▼ -3.23% ETH $2,169 ▼ -3.82% XRP $1.3990 ▼ -4.49% SOL $85.7700 ▼ -5.8%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Arte

Konakët e Manastirit të Kryeengjëjve në Derviçan në gjendje të degraduar, nis restaurimi pas miratimit të projektit

Nga Julia VRAPI

Konakët e Manastirit të Kryeengjëjve në Derviçan ndodhen në një gjendje të degraduar, ku nis restaurimi pas miratimit të projektit. Konakët do të restaurohen për herë të parë me një projekt të plotë, që përfshin pastrimin, konsolidimin e muraturës dhe rindërtimin e elementeve tradicionale. Manastiri i Kryeengjëjve në Derviçan, Bashkia Dropull, është një nga ansamblet më të rëndësishme shpirtërore dhe arkitekturore të zonës. Kompleksi është i përbërë nga kisha dhe konakët. Ministri Blendi Gonxhja shprehet se në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër është realizuar shpallja e kishës si pasuri kulturore “Monument kulture” i kategorisë së parë, si dhe përcaktimi i zonës së mbrojtur për konakët, duke garantuar mbrojtjen ligjore të të gjithë ansamblit.

Blendi Gonxhja ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit thotë se miratimi i projektit hap rrugën për nisjen e punimeve. “Ndërhyrja e propozuar përbën ndërhyrjen e parë të plotë për ringritjen e konakëve, të cilët aktualisht janë në gjendje të degraduar. Ajo përfshin pastrimin, konsolidimin e muraturës dhe rindërtimin e elementeve tradicionale si çatitë, dyshemetë dhe strukturat prej druri. Miratimi i projektit hap rrugën për nisjen e punimeve të zbatimit, të cilat synojnë rikthimin e funksionit dhe jetueshmërisë së manastirit, duke e kthyer atë në një hapësirë të gjallë për komunitetin dhe trashëgiminë kulturore, si dhe duke pasuruar iteneraret turistike të vendit”, shprehet Gonxhja.

I pozicionuar në pllajën e Malit të Gjerë, mbi fshatin Derviçan, manastiri është një ndërtim më i ri në krahasim me komplekset e tjera të kësaj lugine, por ka vlera të shumta dhe dëshmon për zhvillimin dhe larminë tipologjike të ndërtimeve të arkitekturës pasbizantine. Me këtë ndërhyrje synohet ruajtja dhe rikthimi në jetë i një prej ansambleve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në Derviçan, duke garantuar mbrojtjen e vlerave historike dhe arkitekturore. Rijetëzimi dhe promovimi i objekteve e qendrave historike Gjatë këtyre ditëve, ministri Gonxhja vizitoi Manastirin e Kryeengjëjve në Derviçan, ku u diskutua për gjendjen dhe nevoja për ndërhyrje në këtë objekt të trashëgimisë kulturore. Ai theksoi bashkëpunimin me kryebashkiakun e Dropullit dhe partnerët për shpëtimin, restaurimin dhe rijetëzimin e objekteve historike.

“Sëbashku me kryebashkiakun e Dropullit Dhimitraq Toli dhe organizatat partnere po punojmë për shpëtimin, rijetëzimin dhe promovimin e objekteve e qendrave historike si dhe restaurimin e evokimin e vlerave kulturore përmes statuseve mbrojtëse që mobilizojnë financime projektesh e rimëkëmbje ekonomike lokale të qëndrueshme”, vijon ministri i MTKS-së. Më parë gjatë këtij viti, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ndau pamjet 3D të këtij manastiri për të pasur një ide më të plotë rreth këtij ndërtimi. Ndërhyrja e propozuar në Manastirin e Kryeengjëjve në Derviçan është në vijim dhe të tjerë projekteve restauruese më parë në objekte të ndryshme monument kulture në vendin tonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.