☀️
Tiranë 28°C · Kthjellët 17 June 2026
S&P 500 7,509 ▼0.04%
DOW 52,109 ▲0.21%
NASDAQ 26,336 ▼0.15%
NAFTA 76.81 ▲2.05%
ARI 4,366 ▲0.28%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
₿ CRYPTO
BTC $65,302 ▼ -0.91% ETH $1,761 ▼ -1.4% XRP $1.2010 ▼ -1.23% SOL $72.9600 ▼ -0.64%
S&P 500 7,509 ▼0.04 % DOW 52,109 ▲0.21 % NASDAQ 26,336 ▼0.15 % NAFTA 76.81 ▲2.05 % ARI 4,366 ▲0.28 % S&P 500 7,509 ▼0.04 % DOW 52,109 ▲0.21 % NASDAQ 26,336 ▼0.15 % NAFTA 76.81 ▲2.05 % ARI 4,366 ▲0.28 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8647 EUR/CHF 0.9213 EUR/ALL 94.9443 EUR/MKD 61.6267 EUR/RSD 117.4375 EUR/TRY 53.7946 EUR/JPY 186.17 EUR/CAD 1.6245
17 Jun 2026
Breaking
La Liga

Konferenca e jashtëzakonshme e Perez në të cilën tha vetëm gjëra të zakonshme

Pasditen e sotme, Real Madrid paralajmëroi për një konferencë të jashtëzakonshme të Floreninto Perez, në të cilën në fakt u thanë gjëra të zakonshme dhe tashmë të dëgjuara dhe stërdëgjuara disa herë.

Perez u shfaq në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve të mbajtur këtë të martë në “Santiago Bernabeu” për të shpallur zgjedhjet dhe për të njoftuar se Bordi aktual i Drejtorëve do të kandidojë në këto zgjedhje.

“Po thërras zgjedhje të reja për Bordin e Drejtorëve dhe ky bord, me mua në krye, do të kandidojë në këto zgjedhje. Kushdo që na kritikon dhe përhap këto thashetheme për mua mund të kandidojë kundër meje në këto zgjedhje. Kushdo që dëshiron të dalë përpara, le ta bëjë. Të ndalojë së na sulmuari nga prapa.

Ata kanë sajuar një situatë qesharake kundër Real Madridit dhe kundër meje. Ne nuk kemi fituar asnjë titull këtë sezon dhe po e shfrytëzojnë këtë situatë për të më sulmuar. Disa thonë se jam i sëmurë dhe se kam kancer terminal. Do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të falënderuar të gjithë ata që janë të shqetësuar për mua”, deklaroi Florentino Perez.

Presidenti i “Los Blancos” gjithashtu shfrytëzoi rastin për të kritikuar Barcelonën për rastin Negreira: “Rasti Negreira është skandali më i keq në historinë e futbollit. Nuk mund ta besoj që ende nuk është zgjidhur. Të njëjtët gjyqtarë nga epoka e Negreirës janë ende aktivë. Ata ende arbitrojnë. Kjo nuk ka kuptim”, tha Perez.

Gjithashtu komentoi shkurt edhe sherrin e bujshëm mes Federico Valverde dhe Aurelien Tchouameni. “Nuk është hera e parë që dy lojtarë janë përleshur në Real Madrid. Kam qenë këtu për 26 vjet dhe lojtarët janë përleshur pothuajse çdo sezon”, tha Perez.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.