Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,727 ▼ -0.76% ETH $2,085 ▼ -0.57% XRP $1.3911 ▼ -1.56% SOL $87.6200 ▼ -1.03%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Politika

Konkursi “Ëndrra Ime 2015″ Rama shpall fituesit nga gjithë vendi

Komisioni i posaçëm përzgjedh 30 projektet që do të financohen nga qeveria

Artemisa Hoxha

Konkursi-Endrra-imeKonkursi i shpallur rreth një muaj më parë nga vetë kreu i qeverisë, Edi Rama “Ëndrra Ime 2015″ është mbyllur dje, ku ka qenë vetë Kryeministrit që ka bërë publike në profilin e tij zyrtar në Facebook, listën me 30 emrat e përzgjedhur. Edhe pse në fillim të lançimit të këtij konkursi në profilin e tij kreu i qeverisë përcaktonte se fituesit do të ishin vetëm 10, dje ai ka bërë publike listën me 30 emrat që kanë dalë fitues nga 734 aplikantë që kanë paraqitur idetë për projektet e tyre. Vlerësimi i përzgjedhjes së kandidatëve është bërë nga një komision i posaçëm i ngritur nga vetë Kryeministri, i cili ka analizuar çdo projekt-ide nga aplikantët nga i gjithë vendi.  Fituesit e këtij konkursi do të financohen nga buxheti i qeverisë për të vënë në realitet idetë e tyre. Por për të mos kufizuar kreativitetin dhe inovacionin e ideve, Kryeministri shkruan në faqen e tij se “nuk do të shpallim një limit buxheti në këtë thirrje, por përparësi do të marrin ata që do të arrijnë të shpalosin një ide të mirë nga njëra anë dhe me një buxhet realist nga ana tjetër”. Gjithsesi, fituesit e këtij konkursi pritet që të njoftohen nga vetë komisioni i posaçëm në lidhje me fazën e dytë të realizimit të projekteve fituese. “Duke qenë se dëshirat dhe propozimet ishin të shumta, por edhe duke pasur parasysh se ishte hera e parë që një program i tillë vihej në dispozicion të të rinjve, në ditët në vijim do të shpallet një thirrje e dytë për projekte dhe në qershor do të ketë një tjetër grup fituesish”, shkruan kreu i qeverisë.

Fituesit

Endrra ime (1)Projektet fituese në vetvete trajtojnë një problematikë të caktuar, që sipas aplikantëve në këtë konkurs, me ndihmën e qeverisë mund që të gjejnë zbatim në zgjidhjen e tyre. Projektet e përzgjedhura prekin tema të caktuara si p.sh: trajnimin e të verbërve përmes një programi kompjuterik për nevojat e tyre, pastrimin e liqenit të Tiranës nga mbetjet biologjike dhe mbeturinat e hedhura në një thellësi deri 1.8 m, për krijimin e bibliotekës së shkollës “Sadi Nuri” përmes organizimit vullnetar, krijimin e portalit që do të katalogojë, promovojë dhe shesë punime artizanale, për krijimin e një aplikacioni që u vjen në ndihmë me informacion në kohë reale udhëtarëve të transportit publik urban. Tjetër projekte që do të vihen në zbatim falë mbështetjes që do të japë Kryeministri kanë të bëjnë me rehabilitimin vullnetar të një parku në qytetin e Vlorës, për trajnimin e gjuhës së shenjave dhe rritjen e ndjeshmërisë sociale ndaj personave me probleme në të folur e në dëgjim, ngritjen e Akademisë Sociale të Futbollit, atë të vënies në skenë në Amfiteatrin e Durrësit të veprave me famë botërore, riciklimi i shisheve plastike që transformohen në material për dekor artistik në shkolla. Projekte të tjera përfshinë promovimin e fshatrave të ndryshme apo dhe bizneseve të ndryshme në vend, në kuadër të rritjes së vizitorëve shqiptarë dhe të huajë në këto zona.

Kritikat

Komentuesit kërkojnë transparencë për buxhetin dhe kushtet e aplikimit

Pas urimeve të shumta që janë bërë në statusin e Kryeministrit  Rama në publikimin e listës së plotë të fituesve të këtij konkursi nga vetë fituesit, nuk kanë munguar as kritikat. Komentuesit kanë kërkuar më shumë transparencë nga Kryeministri në lidhje me buxhetin që ka akorduar qeveria për këtë konkurs, duke e cilësuar të gjithë këtë një show mediatik. “Vajmedet Kryeministri, vajmedet komisioni që kërkojnë nga aplikuesit ëndrra të artikuluara bindshëm përmes një projekti dhe në këmbim mbajnë të fshehura cilat janë kushtet minimale për aplikim? Çfarë buxheti minimal financohej? Çfarë afatesh kohore kërkohen? Natyrisht që për të bërë SHOW nuk nevojiten këto informacione. Për të treguar seriozitet janë të domosdoshme”, thuhet në një nga komentet. Por ka edhe komentues të tjerë, të cilët shprehin pakënaqësitë për punën e qeverisë në investime në fshatra në vend. “Z.Rama si i bëhet për katundet tona këtej që s’kanë rrugë, ujë të pijshëm, jo më ky deputeti zonës që s’ia kemi pa surratin asnjëherë me ardh këtej, Komuna e Zall-Herrit një nga komunat më të prapambetur në Shqipëri, një komunë që vetëm PS-ja ka triumfuar nga këto 8 palë katunde dhe kemi mbajt shpresë të madhe te ju”, shkruan një tjetër komentues.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.