☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 99.55 ▼1.81%
ARI 4,745 ▲1.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,404 ▲ +2.87% ETH $2,129 ▲ +4.93% XRP $1.3504 ▲ +2.88% SOL $83.3200 ▲ +1.77%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 99.55 ▼1.81 % ARI 4,745 ▲1.42 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Korçë, ambasadorët e huaj kërkojnë nisjen e reformës në drejtësi

Florian-Raunig-OSBE-320x211Në një takim të organizuar nga OSBE-ja në qytetin e Korçës, me emrin “Për një drejtësia pa vonesa”, kreu i prezencës Florian Raunig, ka lëshuar një apel që reformat strategjike në Shqipëri duhet të fillojnë menjëherë.

Sipas tij, Shqipëria duhet të ecë përpara në rrugën e demokracisë dhe njerëzit të besojnë tek drejtësia.

“Shqipëria ka nevojë për një reformë themelore të mënyrës se si funksionin sistemi i drejtësisë, – tha Raunig. – Kjo reformë, që duhet të përfshijë të gjithë aktorët, duhet të jetë strategjike, me qëllim që t’u japë drejtësi të gjithë qytetarëve. Unë mendoj se proceset e zgjatura gjyqësore dëmtojnë imazhin e vendit”.

I pranishëm në këtë takim, ka qenë edhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, i cili pranoi vështirësitë në sistemin e drejtësisë: “Jemi gati të bashkëpunojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë. Mendimi i publikut për gjyqësorin është në nivele të ulëta, por me nisjen e reformave gjithçka duhet të ndryshojë”.

Edhe ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu theksoi se proceset gjyqësore në Shqipëri, zgjasin dhe zvarriten shumë. Ai u shpreh se programi për një drejtësi pa vonesa, është një qasje praktike: “Shpreh besimin se sistemi i gjykatave në Shqipëri mund të përmirësohet”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.