Korçë/ Nxorri djalin 13-vjeçar për të lypur, procedohet 37-vjeçarja
Policia e Korçës ka arrestuar një 37-vjeçare e cila dyshohet se shfrytëzonte djalin e saj për të lypur para në qytete të ndryshme të vendit.
Sipas burimeve policore, blutë e Korçës kanë arrestuar shtetasen L.K me banesë në Bitickë-Devoll.
Kjo shtetase dyshohet se për një periudhë të gjatë kohe, ka shfrytëzuar si lypës në disa qytete (Korçë,Pogradec, Devolli dhe Tiranë), djalin e saj të mitur me inicialet F.K, i moshës 13 vjeç, duke përfituar vlera monetare nga kjo veprimtari.
Sipas Policisë, shtetasja pasi ka bërë rrëfimet e saj është vendosur të ndiqet dhe hetohet në gjëndje të lirë.
Po ashtu, Policia e qytetit juglindor nisi procedimin në gjëndje të lirë ndaj shtetasve :1. I.S, vjeç 36 ,2. R.B, vjeç 31,banuesa në lagjen 7 Korçë.
Procedimi ndaj tyre u nis pasi gjatë kontrollit në ambjentet e Bar-Bufe në lagjen7, u gjet një tavolinë për lojën e pokerit, pa dokumentacionin përkatës. Materialet i kaluan Prokurorisë.