Kronika

Korçë/ Shkatërrohet grupi kriminal i shpërndarjes së drogës

Një grup i strukturuar kriminal, që merrej me prodhimin dhe shitjen e drogës, është shkatërruar nga Policia në Korçë. Në një deklaratë për mediat, Drejtori i Policisë Korçë, Gjovalin Loka, bëri me dije se janë arrestuar 23 persona, ndërsa janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.

Arrestime e mësipërme u kryen në kuadër të finalizimit të fazës së dytë të operacionit policor “Knock Down 2”, teksa hetimet kanë nisur një vit më parë, ndërsa në total janë proceduar 197 persona, ku 54 janë vënë në pranga dhe 16 janë në kërkim. Sipas Drejtorit të Policisë Korçë, ky grup i strukturuar kriminal siguronte lëndën narkotike nga Tirana, Durrësi, Elbasani e Fieri dhe më pas e shiste në qytetin e Korçës.

Gjatë operacionit policor u sekuestruan 700 gramë kokainë, 1 kilogramë kanabis, 1 mijë doza heroinë, një sasi metadoni, 50 milion lekë, 1 pistoletë dhe 38 automjete. Ndërkohë Loka bëri me dije se vijojnë ende hetimet dhe se në ditët në vijim pritet të ketë të tjera arrestime.

U bë ekzekutimi i dhjetëra masave të lëshuar nga gjykata, 32 masa sigurie, ku janë ekzekutuar 23 masa “arrest me burg” dhe janë shpallur në kërkim 9 persona. Janë sekuestruasr 700 gramë kokainë, 1 kg kanabis, të ndarë në doza për shpërndarje, 1 mijë doza heroinë, një sasi metadoni, 50 mln lekë, 1 pistoletë, 38 automjete, radio policie. Në të dy fazat e operacionit janë proceduar 197 persona, 54 janë arrestuar, 16 në kërkim dhe vijojnë hetimet për 127 persona të tjerë. Personat e mësipërm vepronin në formën e grupit të strukturuar kriminal, të cilët siguronin lëndën narkotike nga qarqet Tiranë, Fier Durrës dhe Elbasan dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës. Priten të tjera arrestime në ditët në vijim”, tha ai.

Deklarata e plotë e Drejtorit të Policisë Korçë:

Jam këtu bashkë me Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë Z. Olger Eminaj, Zv. Drejtorin për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Drejtues Ermal Muçaj, për të bërë prezent rezultatet e fazës së dytë, të  megaopercionit policor “Knock Down 2”.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, një vit më parë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Korçë, bazuar në inteligjencën informative për disa grupe kriminale që ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar dhe në provat e siguruara kanë regjistruar procedimin penal për këtë qëllim.

Bazuar në provat e sigurura gjatë hetimit proaktiv të regjistruar, sot më datë 28.10.2022, u finalizua faza e dytë e megaopercionit policor të koduar “Knock Down 2”, në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i dhjetra masave të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Gjatë fazës së dytë, nga  Gjykata janë lëshuar 32 masa sigurie, nga të cilat  ditën e sotme strukturat hetimore në bashkëpunim me forcat “Shqiponja” dhe strukturat e rendit në DVP Korçë kanë ekzekutruar 23 masa sigurie “Arrest në burg”, ndërsa 9 persona janë shpallur në kërkim, e konkretisht:

R. M., 31 vjeç; E.Ç., 33 vjeç; M. T., 30 vjeç; P. K., 32 vjeç; K.N  22 vjeç., L. S., 32 vjeç; J. Xh., 26 vjeç;  D. G., 35 vjeç; M. S., 24 vjeç; E. R., 44 vjeç; A. T., 45 vjeç; B. M; 18 vjeç; R. A 18 vjeç; L. S., 18 vjeç; E. H., 21 vjeç;  A. B., 19 vjeç; K. S., 21 vjeç; I. P., 28 vjeç;   D. Z., 36 vjeç; D. S., 22 vjeç; R.T., 37 vjeç; V. H., 28 vjeç, banues në Korçë dhe A. O., 35 vjeç, banues në Pogradec.

Janë shpallur në kërkim 9 shtetas dhe po punohet për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

Në të dyja fazat e operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 
– 700 gramë kokainë e ndarë në doza; 
– 1 kilogramë kanabis e ndarë në doza;
– 100 gramë heroinë e ndarë në doza;
– një sasi metadoni dhe prekusori;
– 1 armë zjarri tip pistoletë me silenciator;
– 38 automjete;
– 30 aparate celular;
– 5 peshore elektronike;
– 1 radio policie;
– një sasi rreth 50 milionë lekë në euro, dollarë dhe paund;
– dokumente të ndryshme identifikimi të dyshuara të falsifikuara për shtetas të ndryshëm.

Në kuadër të të dy fazave të operacionit, janë proceduar penalisht 197 persona, nga të cilët 54 janë arrestuar, 16 janë shpallur në kërkim dhe vijon hetimi për 127 persona të tjerë.

Nga hetimet ka rezultuar se personat e mësipërm, vepronin në formën e grupeve të strukturuara kriminale, të cilët siguronin nga rrethet Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan droga të forta,  kokainë e heroinë, si dhe cannabis dhe i shpërndanin në qytetin e Korçës.

Në vijim të këtij operacioni vijon puna operative-gjurmuese e proceduriale për dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale në ngarkim të shumë  personave të tjerë të implikuar në këtë lloj veprimtarie kriminale, për të cilët priten arrestime  në ditët në vijim.

Po në kuadër të këtij procedimi në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan, Durrës e Fier, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë po bashkërendohet puna  për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Theksojmë faktin, se strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë në bashkëpunim me Prokurorinë pranë   Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Korçë, janë duke punuar për finalizminin e një sërë procedimeve penale që aktualisht janë në ndjekje për goditjen e veprimtarisë kriminale në këtë qark.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button