Kore e Veriut, paradë madhështore për 70-vjetorin e Partisë së Punës
Në Korenë e Veriut zhvillohet këtë të shtunë ajo që pritet të jetë një nga festimet më të mëdha të bëra ndonjëherë, për të shënuar 70-vjetorin e Partisë së Punës që udhëheq vendin.
Një paradë e autoblindave ushtarake dhe raketave balistike ka nisur herët në mëngjes, me orën lokale, bashkë me parakalimin e trupave ushtarake.
Ndërkohë, lideri suprem i Koresë së Veriut, Kim Jong un do të drejtojë ceremoninë, por asnjë lider i huaj nuk do të marrë pjesë në të. Shira të dendura që ranë gjatë natës vonuan paksa nisjen e aktiviteteve.
Kur njoftoi planet për përvjetorin më herët gjatë vitit, qeveria e Penianit foli për armatura të sofistikuara, të përshtatshme për luftërat moderne.
Nuk dihet nëse lideri Kim Jong un do të mbajë një fjalim me këtë rast, edhe pse përvjetori shihet si një sinjal sfidues ndaj Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.
Lideri korean e nisi ditën duke bërë homazhe në nder të babait të tij Kim Jong il dhe gjyshit në Pallatin Kumusan, ose Pallati i Diellit, në Penian.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.