☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,477 ▲ +0.27% ETH $2,058 ▼ -0.46% XRP $1.2999 ▼ -1.28% SOL $79.5800 ▼ -1.63%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Opinion

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

Nga MERO BAZE

Qeveria ka bërë disa ndryshime në dukje favorizuese për kompensimin e fermerëve që merren me blegtori duke ulur dyshemenë e numrit të krerëve për kompensim. Kështu tani mund të përfitojë kompensim nga shteti një fermer që mban 5 lopë, dhe një fermer që mban minimalisht 50 dhi ose dhen.

Natyrisht që është diçka më pozitive se ajo që ka qenë dyfish më e keqe se kjo, por përsëri mbetem i paqartë përse qeveria shqiptare e shikon fermerin në fshat si një qenie që duhet të plotësojë një algoritëm të caktuar që të kompensohet dhe nuk e merr të mirëqenë si dikush që jeton në fshat dhe duhet kompensuar.

Për të përcaktuar një politikë mbështetëse për fshatin duhet parë fillimisht se cili është problemi më i madh që kemi sot me fshatin. Qeveria me sa kuptohet nga skemat që aplikon e konsideron fshatin të populluar dhe drejt zhvillimit dhe vë tavane dhe dysheme për të kompensuar ata që bëjnë biznes me qumështin dhe mishin.

Ata padiskutim që duhen kompensuar dhe mbështetur, por problemi që kemi me fshatin është se ai po shkon drejt zbrazjes së plotë. Ata që kanë ngelur në fshat në shumicë nuk kanë më fuqi dhe as mundësi të bëjnë më tufa të mëdha me bagëti përveç atyre që bëjnë biznes.Me vazhdimin e kësaj skeme, ai që merr subvencione ka shanse t’i shtojë bagëtitë kurse shumica që nuk merr t’i heqë fare.

Si mund t’ia shpjegosh një fshatari që dikush që ka 5 lopë do marrë 600 euro në vit, kurse dikush që ka 4 lopë nuk do marrë asgjë. Kështu ai që ka 5 lopë do bëjë 7 lopë dhe ky që ka 4 lopë do ketë 3 vitin tjetër. Kjo nuk bën asgjë veçse polarizon biznesin nga mbijetesa në fshat dhe vazhdon dëshpërimisht të largojë nga fshati edhe ata që duan të jetojnë me katër lopë apo 49 kokë dele fjala vjen. Të tjerët më poshtë po e po.

Pra targeti i kësaj skeme kompensimi në fshat është për ata që duan të bëjnë biznes në fshat. Kjo është gjë shumë e mirë nëse dikush do të shkojë të bëjë biznes në fshat dhe për ata duhet të ketë paketa speciale favorizuese, por po flasim që kjo skemë subvencioni godet ata që duan të qëndrojnë në fshat. Dhe ata janë sot problemi i ekzistencës së fshatit shqiptar.

Shumë vende evropiane përfshirë fqinjën tonë jugore Greqinë, kanë politika stimulimi financiar për jetesën në fshat, për kthimin e pensionistëve aty apo stimuj të tjerë materialë. Kurse kjo skema jonë e subvencioneve përveçse është modeste dhe pa ndikimin në vendimmarrjen e një fshatari që të qëndrojë në fshat për shkak të saj, është dhe diskriminuese për ata që duan të mbijetojnë në fshat.

Duke vendosur kushtëzime, dysheme, tavane numër krerësh etj, skemat subvencionuese bëhen skema konkuruese dhe jo detyruese për fshatarët. Kjo pastaj i zhyt subvencionuesit në skema korrupsioni siç ka qenë AZHBR dhe vazhdon të jetë skema e ofruar nga Ministria e Bujqësisë.

Kur them skemë detyruese dhe jo konkurruese kam parasysh që të jetë e shkruar në ligj që këtij fshatari i takojnë 120 euro për lopë, 100 euro për dele, sa ta caktojnë dhe kjo të jetë detyruese, jo në dorë të dikujt tjetër. Vetëm në dorë të ligjit. Ai të dëshmon që i ka delet, ai të dëshmon që e dorëzon qumështin në një baxho me NIPT dhe qeveria duhet ta kompensojë.

Vendet fqinje Kosova dhe Maqedonia kanë kriter kompensimi sasinë e lekëve që i duhet fshatarit për një krerë për ta ushqyer, pra bazën ushqimore, çka është shumë më e lartë se ne. Ne nuk është se jemi më të varfër se ata.

Qeveria jonë në fund të vitit s’di ç’të bëjë rregullisht 1 miliard euro nga frika e SPAK që nuk bën dot prokurime dhe paguan detyrime borxhesh që presin dhe që nuk ndihmojnë ekonominë.

Në kushtet kur Shqipëria është bërë një lider rajonal për turizmin dhe duhet të kishte bujqësinë sektorin më të zhvilluar që ta kthente efektin e turizmit në një efekt financiar të fortë për ekonominë kombëtare, tani po e kthen turizmin në shtojcë të ekonomisë së vendeve  fqinje, pasi ato janë tani funrizuesit tanë me produkte ushqimore per turizmin tonë. Nga turizmi shqiptar fiton tani më shumë Greqia, Maqedonia e Kosova se sa ne, pasi turizmi detyrohet të furnizohet nga vendet fqinje me produkte blegtorale si qumësht dhe mish, për të mos thënë edhe zarzavate në disa pjesë të caktuara të sezonit.

Mos prisni që për këtë që them të ketë protesta nga fshatarët. Ata nuk protestojnë më. Ata vetëm shesin edhe lopën e fundit që kanë e ikin ose në qytet ose në emigracion. Është mirë të mos eksportojmë fshatarë dhe të importojmë qumësht e mish, por të bëjmë të kundërtën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.