Kosova

Kosova dhe BERZH, marrëveshje 29 milionë euro për rehabilitimin e rrugëve rajonale

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) kanë arritur Marrëveshjen për kredi “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale” në vlerë prej 29 milionë euro. Marrëveshja u nënshkrua sot nga Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe përfaqësuesja e Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim Elena Petrovska.

Nënshkrimi i kësaj Marrëveshje ka për qëllim rehabilitimin e rrugës nga Kllokoti deri në rrugën e Gjilanit (përafërsisht 17 km), përmirësimin e rrugës hyrëse të qytetit të Ferizajt (përafërsisht 5.6 km), përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Gjilanit (përafërsisht 2.9 km), si dhe përmirësimin e rrugës hyrëse në qytetin e Prizrenit (rreth 2.7 km).

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Financave, marrëveshja kredi në vlerë prej 29 milionë euro është me kohëzgjatje 3 vite grejs periudhë, 12 vite amortizim me këste gjysmë vjeçare, si dhe me normë të Interesit: EURIBOR + 1% për vit. Projekti për Rehabilitimin e Rrugëve Rajonale pritet të përfundoj me 31 dhjetor 2018.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button