🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,635 ▲ +0.38% ETH $2,157 ▲ +0.79% XRP $1.4427 ▼ -0.14% SOL $89.9700 ▲ +1.09%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova feston 28 Nëntorin

Ngritja e Flamurit Kombëtar Shqiptar të Shtatorja e Ismail Qemalit në Prishtinë, sot në mesditë, është një nga veprimtaritë e festës së 28 Nëntorit në kryeqytetin e Kosovës, mes të cilave është hapja e panairit të prodhimeve shqiptare nga të gjitha trojet etnike “Blej Shqip”.

Prishtina për herë të parë në 103 vitet e Pavarësisisë së Shqipërisë këtë festë e pret me shtatoren e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit shqiptar, firmëtarit të parë të Deklaratës së Pavarësisë me në krah Isa Boletinin, të përuruar në 23 maj 2015 nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari i komunës së kryeqytetit kosovar, Shpend Ahmeti, në një ceremoni para Pallatit Rilindja ndërtesë qeveritare, ku u paralajmërua edhe dërgimi i shtatores së Hasan Prishtinës në Vlorë.

Në Prishtinë, në Sheshin Gjargj Kastrioti – Skënderbeu do të ketë edhe koncerte e veprimtari të tjera festive për 28 Nëntorin, si edhe në qytete të tjera të Kosovës.

Kryeqyteti historik i shqiptarëve në këtë nëntor ka përuruar Sheshin të Lidhjes së Prizrenit, në qytetin më të madh verior të Kosovës në prag të festës u mbajt sesioni shkencor “Kontributi i Mitrovicës me rajon në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë”, në Gjakovë mbahet sot akademi kushtuar 200 vjetorit të lindjes së heroit kombëtar Sulejman Vokshi, ndërsa kudo përkujtohen e nderohen heronjë e dëshmorët e lirisë e pavarësisë.

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, sot edhe bëhen homazhe pranë pllakës përkujtimore të Murat Mehmetit, nxënësit të vrarë në demonstratat e para 47 viteve, në mbrëmjen e 27 nëntorit në prag të Festës së Ditës së Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë.

Kronistët kanë shënuar në faqe historie se, në vitin 1968, pas demonstratave të organizuara në 6 tetor në Prizren, në 8 tetor në Suharekë dhe në 19 tetor në Pejë, në 27 nëntor rinia, studentët dhe nxënësit, shqiptarët, demonstruan në Prishtinë, Gjilan, Podujevë e Ferizaj dhe në 22 e 23 dhjetor në Tetovë. Parulla qendrore të këtyre demonstratave që nxorën në rrugë dhjetëra mijë qytetarë ishin: ‘Republikë-Kushtetutë’, “Vetëvendosje”, “Kosovë-Shqipni, jemi nji”… Një nga kërkesat e demonstratës studentore e gjithëpopullore të zhvilluar pikërisht në 27 nëntor 1968 në kryeqytetin e Kosovës ishte ajo për Universitetin e Prishtinës, i cili më pas është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 nëntor 1969. Kuvendi themelues i Universitetit është mbajtur në 13 shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë, në 15 shkurt,dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës, i cili tani është një nga universitetet e Republikës së Kosovës të jetësuar me pavarësinë e shpallur në 17 Shkurtin historik 2008 e të njohur deri tash nga 111 shtete anëtare të OKB-së.

Në Kosovë 28 Nëntori i Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditë e Flamurit Kombëtar është festuar tradicionalisht edhe kur ishte e ndaluar, e tani festohet edhe për Pavarësinë e Kosovës – plotësim i Pavarësisë Shqiptare të shpallur në Vlorë.

Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, i miratuar në Kuvend në 21 maj 2008, i shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 qershorit 2008, përcakton 28 Nëntorin – Dita e shqiptarëve.

Dekretimi i këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e cila është miratuar nga Kuvendi para 7 vitesh në 9 prill, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

2 Komente

  • Sejdi Veseli 28 November 2015, 00:45

    Shqiptarëve kudo që janë Gëzuar Festat e Nëntorit!‎
    Me dëshirë që këto Festa të na motivojnë për domosdonë e ‎bashkimit të potencialit tonë mendor e veprues përreth ‎Flamurit, të vendosur për të punuar me vetëmohim, deri në ‎shërimin e plotë dhe përfundimtar të plagëve në trupin e ‎Atmëmdheut tonë të vetëm - Shqipërisë Natyrale, të ‎shkaktuara nga mujsharët ndërkombëtar, me pajtimin e ‎shërbëtorëve të tyre shqipfolës!‎

  • Sejdi 28 November 2015, 02:35

    Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, Ju uroj Gëzuar Festën e Nëntorit, me dëshirë që kjo Festë të na motivoj për domosdonë e bashkimit të potencialit tonë mendor e veprues përreth Flamurit; për të vendosur që të punojmë me vetëmohim, deri në shërimin e plotë dhe përfundimtar të të gjitha plagëve në trupin e Atmëmdheut tonë të vetëm - Shqipërisë Natyrale, të shkaktuara nga mujsharët ndërkombëtar, me pajtimin e shërbëtorëve të tyre shqipfolës!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.