☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.39 ▲0.5%
ARI 4,581 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,228 ▼ -0.23% ETH $2,051 ▲ +0.28% XRP $1.3197 ▼ -2.52% SOL $82.8600 ▼ -0.9%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.39 ▲0.5 % ARI 4,581 ▲0.51 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.39 ▲0.5 % ARI 4,581 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosova pret nga Mogherini

kosova-pret-nga-mogherini_hdLiderët e Bashkimit Evropian kanë zgjedhur të shtunën ministren e jashtme të Italisë, Federica Mogherini, në postin e kryediplomates së BE-së për mandatin e ardhshëm pesëvjeçar.

Zyrtarë të partive politike në Kosovë kanë thënë se emërimi i Mogherinit në këtë pozitë, është një lëvizje pozitive për Kosovën duke ditur qëndrimin e saj, karshi vendit tonë dhe rrugën integruese të Kosovës, në familjen e Bashkimit Evropian.

Gjithashtu edhe njohës të integrimeve evropiane kanë thënë se krahasuar me kandidatet tjerë për pozitën e shefes për politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, Mogherini përbën kandidatin më pozitiv të mundshëm ndaj Kosovës.

Mogherini në këtë pozitë zëvendëson britaniken Catherine Ashton, e cila ka ndërmjetësuar edhe bisedimet e nivelit të lartë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të cilat prodhuan marrëveshjen e parë të nënshkruar nga dy kryeministrat në prill të vitit të kaluar.

Mogherini pritet të ketë qëndrim pozitiv për Kosovën, për aq sa qeveria do të arrijë t’i kryejë detyrat e veta, ka thënë Avni Arifi, anëtar i kryesisë së AAK-së.

Sipas tij nëse qeveria është në nivel të obligimeve që kërkohen nga ajo, edhe bashkëpunimi me zyrtarët e BE-së, do të jetë shumë i mirë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.