☁️
Tiranë 14°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,568 ▼0.86%
DOW 45,759 ▼1.01%
NASDAQ 21,926 ▼1.02%
NAFTA 97.15 ▲1.77%
ARI 4,589 ▼6.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,139 ▼ -3.01% ETH $2,106 ▼ -3.41% XRP $1.4234 ▼ -1.3% SOL $87.2600 ▼ -1.94%
S&P 500 6,568 ▼0.86 % DOW 45,759 ▼1.01 % NASDAQ 21,926 ▼1.02 % NAFTA 97.15 ▲1.77 % ARI 4,589 ▼6.27 % S&P 500 6,568 ▼0.86 % DOW 45,759 ▼1.01 % NASDAQ 21,926 ▼1.02 % NAFTA 97.15 ▲1.77 % ARI 4,589 ▼6.27 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Kosova

Kosovë-Shqipëri, KQZ-të takohen në Prishtinë, pas Memorandumit të Bashkëpunimit Tiranë

 Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës sot qëndroi për vizitë një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga kryetarja Lefterie Luzi.

Fillimisht kryetarja e KQZ-së së Kosovës, Valdete Daka u uroi mirëseardhje anëtarëve të KQZ-së së Shqipërisë dhe vlerësoi lartë qëllimin e kësaj vizite.

Kryetarja Daka gjatë këtij takimi kujtoi se anëtarët e KQZ-së së Kosovës kanë parë nga afër organizimin dhe mbajtjen e Zgjedhjeve të 21 qershorit për Organet e Qeverisjes Vendore dhe se janë ndarë të kënaqur me pritjen dhe hapësirën e krijuar për vëzhgim të këtyre zgjedhjeve.

Gjatë këtij takimi u diskutua për mbështetjen e ndërsjelltë ndërmjet dy institucioneve dhe nevojën e avancimit të metejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional.

“Duke pasur në konsideratë marrëdhëniet tona të shkëlqyera, ne si institucione që kemi mision të njëjtë, sigurojmë vazhdimësinë e bashkëpunimit në funksion të rritjes së mëtejshme profesionale, në ofrimin e shërbimeve cilësore zgjedhore për të gjithë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar”, tha kryetarja Daka.

Kryetarja e KQZ-së së Shqipërisë, Lefterie Luzi, shprehu falënderim për KQZ-në e Kosovës për mbështetjen logjistike gjatë Zgjedhjeve për Organet e Qeverisjes Vendore të 21 qershorit për pilotimin e dy projekteve për transmetimin e të dhënave për pjesëmarrje në zgjedhje në mënyrë të drejtpërdrejtë nga Qendrat e Votimit.

“Si institucione me misione dhe përgjegjësi të njëjta, të cilët ushtrojnë veprimtarinë në vende me karakteristika të përafërta, përfitojmë shumë nga ndarja e eksperiencave zgjedhore, risitë në mënyrën e organizimit të punës, diskutimet për sfidat e së ardhmes, rrugët dhe mënyrat për përballjen e tyre. Ndihma e ndërsjellë me pajisje logjistike, është një aspekt tjetër i rëndësishëm i bashkëpunimit tone”, tha Luzi.

Më tej, Luzi informoi edhe lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor të 21 qershorit, arritjet dhe sfidat, si dhe për raportet e organizmave ndërkombëtare që monitoruan këto zgjedhje.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se vitin tjetër Shqipëria do të jetë vendi i organizimit të konferencës së 25-të jubilare të Asamblesë së Përgjithshme të ACEEEO, ku do të ftohet edhe KQZ-ja e Kosovës.

Anëtarët e të dy KQZ-ve ranë dakord për intensifikim të mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen.

KQZ-ja e Kosovës dhe e Shqipërisë në mars të vitit 2014 kanë nënshkruar në Tiranë një Memorandum Bashkëpunimi, i cili ka për qëllim ngritjen e standardeve zgjedhore në të dy vendet, si dhe është në funksion të rritjes së eficiencës së punës institucionale dhe modernizimit të të gjitha aspekteve të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.