Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 106.17 ▲3.2%
ARI 4,535 ▼0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,701 ▲ +1.16% ETH $2,024 ▲ +2.11% XRP $1.3237 ▼ -0.23% SOL $82.4500 ▲ +1.4%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.17 ▲3.2 % ARI 4,535 ▼0.49 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 106.17 ▲3.2 % ARI 4,535 ▼0.49 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Sporti

Kosovë-Turqi në statistika, mysafirët tri fitore në katër sfida

Kombëtarja e Turqisë do të përballet të martën, në udhëtim, me Kosovën në finalen e “play-off”-it për Kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 sipas kohës lokale në Prishtinë (21:45 sipas asaj në Turqi).

Për të mbërritur deri në takim, ku sigurohet kualifikimi direkt në Kupën e Botës 2026, dy kombëtaret kaluan nëpër një rrugëtim e garë goxha sfiduese. Turqia në gjysmëfinale mposhti Rumaninë me rezultat 1-0 në Stamboll, ndërsa Kosova fitoi ndaj Sllovakisë me 4-3 në udhëtim.

Nëse “yjet me gjysmëhënë” fitojnë këtë përballje, do të sigurojnë biletën për Kupën e Botës, në të kundërtën, në Amerikë shkojnë “yjet bardhë-blu-verdhë” të Kosovës. Në rast barazimi pas 90 minutave, fituesi do të përcaktohet pas shtesave apo penalltive, shkruan Sabah Spor, përcjellë KosovaPress.

Përballja e katërt

Turqia dhe Kosova janë përballur deri më tani tri herë, dy ndeshje zyrtare dhe një miqësore. Turqia i ka fituar të gjitha këto ndeshje, duke shënuar 12 gola dhe duke pranuar vetëm 2.

Sipas Sabah Spor, një ndeshje miqësore e zhvilluar më 21 maj 2014 në Kosovë nuk është njohur zyrtarisht, pasi në atë kohë Kosova nuk ishte anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s.

Turqia pret t’i japë fund “agjërimit” 24-vjeçar në Botëror

Turqia për herë të fundit ka marrë pjesë në Kupën e Botës në vitin 2002, në turneun e organizuar nga Koreja e Jugut dhe Japonia, ku arriti suksesin më të madh duke u renditur në vendin e tretë.

“Yjet me gjysmëhënë” synojnë t’i japin fund mungesës 24-vjeçare në Kupën e Botës duke mposhtur Kosovën. Turqia është kualifikuar tri herë në histori (1950, 1954 dhe 2002), por ka marrë pjesë vetëm dy herë, pasi në vitin 1950 nuk mori pjesë për shkak të problemeve financiare.

Në rast kualifikimi, Turqia do të luajë në Grupin D së bashku me SHBA-në, Paraguain dhe Australinë. Këto shtete e presin Kosovën, nëse kjo e fiton ndeshjes e së martës.

Ndeshja e 649-të në histori për kombëtaren turke

Kombëtarja turke ka zhvilluar gjithsej 648 ndeshje, prej tyre 361 zyrtare dhe 287 miqësore. Në këto ndeshje ka regjistruar 256 fitore (një me rezultat zyrtar), 241 humbje dhe 151 barazime. Turqia ka shënuar 896 gola dhe ka pranuar 926.

Montella në ndeshjen e 31-të si përzgjedhës i Turqisë

Trajneri Vincenzo Montella deri më tani ka drejtuar Turqinë në 30 ndeshje, prej tyre 23 zyrtare dhe 7 miqësore. Nën drejtimin e tij, skuadra ka arritur 17 fitore, 8 humbje dhe 5 barazime.

Fadil Vokrri ka luajtur në Fenerbahçe dy sezone

Stadiumi ku do të luhet ndeshja mban emrin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili ka luajtur edhe në Turqi. Ai ishte pjesë e Fenerbahçes nga viti 1990 deri në 1992. Vokrri ndërroi jetë në vitin 2018 në moshën 57-vjeçare.

/r.e/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.