☁️
Tiranë 12°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,683 ▼0.49%
DOW 46,620 ▼0.8%
NASDAQ 22,374 ▼0.47%
NAFTA 98.07 ▲2.66%
ARI 4,874 ▼2.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,373 ▼ -3.21% ETH $2,187 ▼ -5.24% XRP $1.4433 ▼ -4.13% SOL $89.1700 ▼ -4.5%
S&P 500 6,683 ▼0.49 % DOW 46,620 ▼0.8 % NASDAQ 22,374 ▼0.47 % NAFTA 98.07 ▲2.66 % ARI 4,874 ▼2.68 % S&P 500 6,683 ▼0.49 % DOW 46,620 ▼0.8 % NASDAQ 22,374 ▼0.47 % NAFTA 98.07 ▲2.66 % ARI 4,874 ▼2.68 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Politika

Kotzias: Mbështesim Shqipërinë, por Tirana të ndalë nacionalizmin

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias vuri në dukje sot se Athina mbështet integrimin europian të Shqipërisë, por sipas tij, Tirana zyrtare duhet të përmbushë kushtet e kërkuara, midis tyre edhe respektimi i të drejtave të minoritetit grek.

I pyetur në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun e tij gjerman, Steinmeier, për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, të dy diplomatët u janë referuar në fillim marrëdhënieve me Ankaranë dhe lojërave politike me Traktatin e Lozanës, të cilat, siç ka theksuar zyrtari gjerman nuk janë zgjidhja e duhur politike.

14 ditë më parë unë isha në Turqi dhe zhvillova bisedime me ministrin e Jashtëm, kryeministrin dhe presidentin, për emigracionin dhe çështjet e brendshme. Sigurisht që i shpreha qëndrimin tonë mbi Traktatin e Lozanës, pozicionin tonë të palëkundur se ai traktat nuk mund të vihet në dyshim nga askush”, tha Frank-Ëalter Steinmeier.

Kotzias tha se qeveria “Tsipras” do që të zgjidhë në mënyrë sa më të mirë të mundshme dhe produktive, problemet që vijnë nga e kaluara me Shqipërinë, teksa ka përmendur edhe krijimin e 6 grupeve të konsultimit, nën përgjegjësinë e Sekretarëve të Përgjithshëm të të dy shteteve, për të gjetur zgjidhje të pranueshme, si për këto probleme, ashtu edhe për ato që përcaktojnë të ardhmen.

Kotzias ka thënë se, “për fat të keq, në Shqipëri ka një tendencë në rritje të nacionalizmit në prag të zgjedhjeve.”

Rekomandimi dhe inkurajimi im për të gjithë është që të ulim tonet, të biem dakord në një rrugë europiane, të mund të zgjidhim menjëherë problemet tona, duke mos i lejuar ato të ndikojnë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, tha Kotzias.

Do të duket edhe më 12 dhjetor, në konkluzionet e KE-së, se ne duam integrimin e Shqipërisë në BE. Duam fqinjë europianë rreth nesh, sepse kështu kemi përfitim, por duhet veçse që Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet e kërkuara, si gjyqësorin, reformën administrative, luftën kundër krimit të organizuar, drogës, të drejtën e pronës dhe mbrojtjen e minoritetit etnik grek”, ka përfunduar Kotzias.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.